Shoqata Sindikale e QKUK-së e udhëhequr nga Xhemajl Selmani ka dal me një reagim për mungesën e disa shtesave në pagat e muajit mars.
Sipas kësaj Sindikate në listën e pagave më datë 01.03.2023 nuk janë përfshirë shtesat për shujtë, rrezikshmëri në punë, stazhi, kujdestaritë për infermierë dhe shërbime teknike dhe poashtu është ulu koeficienti për administratën.
Në këtë reagim thuhet se sindikata do të ndërmarr hapa sindikal për shkak të këtyre pakënaqësive.
Reagimi i plotë:
Me daljen e listës së pagave me datë:01.03.2023 nuk janë përfshirë shtesat në pagë (shujta, rrezikshmëria në punë, stazhi,kujdestaritë për infermier dhe shërbime teknike, poashtu ulja e koeficientit për administratën-hekja e tyre nga shërbyes të sistemit publik) me çrast shprehim paknaqësinë tonë lidhur me situatën e krijuar tek punonjësit shëndetësorë, dhe në vazhdën e kësaj thërrasim mbledhjen urgjente të Këshillit Drejtues të SH.S të QKUK për ditën e hënë në orën 8 e 15!
Varësisht nga qëndrimet e KD do të vendosim për hapat e mëtejm sindikal. Rjedhimisht,me anë të kësaj komunikate paralajmërojmë se gjendja e punonjësve shëndetësorë është alarmante dhe në ditët në vijim do të meren hapa radikal sindikal konform gjendjes së krijuar.




