Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria kërkon paraburgimin e dy pronarëve të arrestuar nga aksioni ndaj barnatoreve në Prishtinë

Lajme 31/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgimin e Gzonit Salihajt pronar i barnatores “Salihaj” dhe Shkëlqim Isufi pronari i “Ivy Pharm”. Të dy dyshohen për veprat penale “kontrabandim i mallrave” dhe “prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj për Insajderin.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, për shkak të veprave penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, sipas KPRK-së, derisa ndaj kësaj çështje penale janë duke u zhvilluar hetime“, ka thënë Ulaj për Insajderin.

Gzonit Salihaj e Shkëlqim Isufi u arrestuan me datë 16 mars pas një aksioni që kishte nisur Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike e Policisë së Kosovës në disa barnatore të Prishtinës. Atyre iu ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Nga shtatë barnatore sa u kontrolluan gjithsej policia ka arritur të sekuestrojë 598 lloje të produkteve farmaceutike.

Gjatë kontrollimit, Policia kishte kuptuar se barnat ilegale ishin vendosur në pjesë tjera të lokalit, sipas policisë në formë bunkeri.

“Sot, më 16.03.2023, hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në teren ku janë kontrolluar shtatë (7) barnatore në kryeqytet. Gjatë kontrollimit në dy barnatore është zbuluar sasi e madhe e barnave pa banderola që dyshohet se janë kontrabanduar. Këto barna ishin të fshehura në pjesë shtesë të lokalit të rregulluar enkas për fshehjen e tyre (në formë të bunkerit)”, thuhej në njoftim përcjell Insajderi.

Tutje bëhej me dije se gjatë këtij operacioni pas zbulimit të kësaj sasie të barnave, është njoftuar edhe Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në teren dhe janë bashkangjitur ekipeve nga institucionet e përfshira në këtë operacion.

“Ekipet policore, inspektorët farmaceutik dhe ekipet nga dogana kanë bërë numërimin e llojit të produkteve të barnave nga ku ka rezultuar se janë sekuestruar 598 lloje të produkteve, kurse sasia e barnave brenda një produkti është më e madhe dhe ka mbetur të numërohen dhe evidentohen nga njësitet përkatëse”.

Insajderi raporti se cak i aksionit të policisë ishin dy njësitet e “Ivy Pharm”, në lagjen Kodra e Trimave e Breg të Diellit, “Salihaj Pharm” e barnatorja “Rexall” në Ulpianë si dhe “Duropharm” tek Xhamia e Llapit.

 

 

 

 

Artikulli paraprakKëta janë dy kandidatët për kryetar të Odës së Stomatologëve të Kosovës.
Artikulli i rradhës Edhe OIK reagon për pagesat e infermierëve sipas Ligjit të ri

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.