Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Edhe OIK reagon për pagesat e infermierëve sipas Ligjit të ri

Lajme 31/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Infermierëve të Kosovës ka dal me një reagim për shqetësimet e infermierëve në lidhje me mos pagesat e shtesave në pagë sipas Ligjit të ri të Pagave.

Nga OIK kanë deklaruar se kjo çështje është ngritur që nga muaji shkurt duke rikujtuar se kërkesat e tyre nuk ishin marrë parasyshë për shkak të mungesës së komunikimit nga mekanizmat e Qeverisë.

Reagimi i plotë:

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë është duke përcjellur me shqetësim zhvillimet që kanë të bëjnë me infermierët dhe pagesat e tyre.

Qysh në muajin shkurt, Oda ka reaguar ashpër duke bërë me dije se draftimi i Ligjit për Pagat është përcjellur me mungesë të komunikimit ndërmjet mekanizmave përgjegjës qeveritarë dhe Odës.

Ky mos komunikim ka vazhduar dhe OIK kërkon urgjentisht të marrë një përgjigje zyrtare nga Qeveria dhe mekanizmat përgjegjës për mënyrën e përllogaritjes së pagesave ndaj komunitetit infermieror, përfshirë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë.

Kjo për faktin se situata e krijuar ka shkaktuar konfuzitet dhe pakënaqësi tek komuniteti duke bërë që anëtarët e Odës të jenë në një pozicion shumë të pafavorshëm dhe demotivues.

Andaj, shpresojmë që ky të jetë alarmi i fundit për përgjegjësit që përmes veprimeve të tyre po ndikojnë në diskriminimin e infermierëve,

mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.

Artikulli paraprakProkuroria kërkon paraburgimin e dy pronarëve të arrestuar nga aksioni ndaj barnatoreve në Prishtinë
Artikulli i rradhës Vitamina C ndihmon sistemin imunitar dhe prodhimin normal të kolagjenit

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.