Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dëgjimi publik rreth Projektligjit për sëmundjet ngjitëse, këto ishin cilësimet e anëtarëve rreth këtij procesit

Lajme 05/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, raporton Ekonomia Online.

Një projektligj i ri, sipas drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), Naser Ramadani, ka qenë nevojë e kahmotshme, për shkak të vjetërsimit të ligjit të kaluar.

Ai ka cilësuar se projektligji i ri, mund të mos jetë perfekt, por se i plotëson kushtet dhe së është hartuar në përputhje me ligjet e OBSH-së.

Tutje, Ramadani tha se nuk duhet të ketë mospajtime në terminologji, dikush i quan sëmundje ngjitëse e dikush infektive.

“Unë e përdor sëmundje ngjitëse, profesori Shemsedin sëmundje infektive, është çështje terminologjie. Nuk duhet të ketë ‘konflikt’ eventual në terminologji”.

“Disa fjalë për hartimin e këtij ligji, i cili ka qenë nevojë e kahmotshme, për shkak të vjetërsimit të ligjit të kaluar. Nuk ka ligj perfekt, ky është ligj i kohës, aktual që i plotëson kushtet që ne i kemi në punë. Ky ligj më së shumti i përket institucioneve shëndetësore”.

“Për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve ngjitëse ky ligj është bërë në mënyrë bashkohore”, tha tutje ai.

Njëjtë u shpreh edhe Afërdita Hoxha, nga departamenti ligjor i MSH-së, e cila tha se nevoja ka qenë shumë e madhe që ky ligj të përditësohet.

“Në momentin kur e kemi lënë një nen të veçantë se Qeveria e shpallë emergjencën shëndetësore, kur OBSh e shpallë se nuk ka nevojë për emergjencë shëndetësore atëherë IKShPK-ja e shfuqizon vendimin e mëhershëm”, tha Hoxha.

Ndërsa, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha se i vjen mirë që ligji ka arritur deri në këtë fazë, pra te dëgjimi publik.

“Më vjen mirë që ky ligj ka arritur deri në këtë fazë, tek dëgjimi publik. Disa nga anëtarët e grupit punues janë po ashtu prezentë sot”.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se ligji ka ende vend për përmirësime, duke u fokusuar te gjobat për personat juridik dhe privat.

“Besoj që ka hapësirë për t’i rishikuar, gjithmonë në formë të parandalimit. Pjesa kryesore që duhet të ketë fokus tek gjobat është pjesa e personave juridik dhe privat”.

“Ne e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese sa i përket karantinës. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vendime që merren parasysh në ligjin bazë. Akoma po përballemi me raste të infeksionit, për ditë IKShPK e ka raportin”, tha ai.

E deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, kritikoi ligjin se nuk i specifikon sëmundjet e udhëtarëve.

“Përfaqësuesin e OBSh nuk po i shoh, kishte qenë mirë të jenë këtu. Pandemitë do të jenë pjesë e jetës sonë, kjo është kostoja e globalizimit. Në këtë ligj mungojnë sëmundjet e udhëtarëve. Nuk jemi duke bërë politika as pozitë e as opozitë këtu, jemi tu dashtë me nxjerrë diçka pozitive”, tha Dreshaj.

Artikulli paraprakInfermierët ankohen se komuna e Prishtinës nuk e publikoi konkursin në uebfaqen e saj, komuna ka një arsyetim
Artikulli i rradhës 22 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 103 raste aktive

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.