Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja që nuk mund të urinonte për 14 muaj për shkak të gjendjes së rrallë shëndetësore

Jetë 12/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një trakt urinar i shëndetshëm është jetik për mirëqenien tonë të përgjithshme, sepse shërben si sistem drenazhues i trupit, i cili ndihmon në largimin e mbeturinave dhe lëngjeve të tepërta që trupi ynë nuk ka nevojë.

Elle Adams, një 30-vjeçare e shëndetshme që jetonte në Londrën Lindore, papritmas nuk mund të urinonte pa marrë parasysh se sa pinte lëngje. Pas disa vizitave të shumta te mjeku, Elle më në fund u diagnostikua me një gjendje të rrallë të quajtur Sindroma e Fowler, shkruan burimi Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Çfarë duhet të dini për sindromën Fowler?

Sindroma Fowler është një gjendje e rrallë që prek zakonisht gratë e reja në të 20-at dhe 30-at e tyre.

Gjendja mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar dhe simptomat përfshijnë urinim të dhimbshëm ose të vështirë, dhimbje shpine, dhimbje mbi fshikëz dhe mos urinim për orë të tëra.

Zakonisht, fshikëza urinare mund të mbajë deri në 500 ml urinë tek gratë dhe 700 ml tek burrat, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH).

Kur u zbulua se Elle kishte aq shumë urinë në fshikëzën e saj, mjekët i vendosën një kateter urgjent, i cili është një tub që futet në fshikëz dhe kullon urinën.

Elle kaloi 14 muaj pa urinuar vetë dhe nuk kishte diagnozë.

Më vonë mori një diagnozë: “Më thanë se si mund të vuaja nga sindroma Fowler,” raporton New York Post.

“Më folën për opsionet e trajtimit të cilat ishin minimale – ne provuam mjekimin, por thjesht nuk bëri asnjë ndryshim,” tha ajo.

Sipas burimit NY Post, Elle iu tha se “opsioni i saj i vetëm” ishte të kalonte përmes Stimulimit të Nervit Sakral (SNS), një “terapi që trajton problemin e komunikimit midis fshikëzës/zorrëve dhe trurit që mund të shkaktojë simptoma”.

Në janar 2023, Elle kaloi procedurën për SNS dhe u shpreh se : “Nuk po më ndryshon jetën kjo terapi stimulimi, por mund të ndihmojë”.

Jeta e Elle ka ndryshuar përgjithmonë nga kjo ngjarje, por ajo po përdor historinë e saj për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për gjendjen e sindromës Fowler.

“Fowler është nën hulumtim dhe i padëgjuar,” i tha ajo, burimit MyLondon. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakVetëm një kandidat e kalon testin në konkursin për drejtor të SHPTA-së në QKUK
Artikulli i rradhës QKUK planifikon të shpenzojë mbi 17 mijë euro për shenja, piktura dhe lule

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.