Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dermatologët zbulojnë kancerin më të vogël të lëkurës në botë

Jetë 02/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Oregon Health & Science Universit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një pikë e vogël në faqen e Christy Staats ishte vetëm 0.65 milimetra ose 0.025 inç dhe ishte pothuajse e padukshme për syrin e njeriut.

Por me ndihmën e teknologjisë më të fundit jo-invazive, një dermatolog nga Oregon Health & Science University dhe një ekip multidisiplinar konfirmuan se njolla ishte me të vërtetë një melanoma, lloji më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Për të identifikuar këtë mikro-kancer të lëkurës, Dr. Alexander Witkowski, një asistent profesor i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë Oregon Health & Science University, përdori një kombinim të dermoskopisë – një ekzaminim i lezioneve të lëkurës me një dermatoskop – dhe mikroskopin konfokale reflektuese i cili është një mjet imazherie që ndihmon mjekët të monitorojnë dhe diagnostikojnë lezionet e lëkurës pa pasur nevojë për prerje në lëkurë.

Ndërsa kolegët e tij, Dr. Joanna Ludzik, Dr. Jina Chung, Dr. Sancy Leachman dhe Claudia Lee ndihmuan në konfirmimin e diagnozës duke zbatuar teknika shtesë të ngjyrosjes dhe testimit molekular.

Kapja e hershme e këtij kanceri të lëkurës i dha ekipit të Oregon Health & Science University, Rekordin Botëror Guinness për “Kancerin më të vogël të zbuluar të lëkurës“.

Më 1 maj, një gjyqtar nga Rekordet Botërore Guinness erdhi në Oregon Health & Science University për t’i dhënë secilit anëtar të ekipit një certifikatë për rekordin e tyre të sapo-fituar.

Hulumtimi i lidhur është publikuar në revistën “Dermatology Practical & Conceptual”.

Ky kancer i lëkurës i vërtetuar shkencërisht është një mikro-melanoma, një lloj kanceri që gjendet ekskluzivisht në shtresën e sipërme të lëkurës.

Dr. Witkowski thotë se kjo është e rëndësishme sepse “u gjet përpara se të kishte mundësi të përhapej në pjesë të tjera të trupit”.

Shoqata Amerikane e Kancerit, vlerëson se në vitin 2023, rreth 97,610 melanoma të reja do të diagnostikohen në Shtetet e Bashkuara.

Melanoma përbën vetëm rreth 1% të kancereve të lëkurës në përgjithësi, por shkakton një shumicë të madhe të vdekjeve nga kanceri i lëkurës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak34-vjeçarja mirëpret binjakët pasi mbeti shtatzënë me spermë nga një i panjohur në Facebook
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.