Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për katër muaj 91 mjekë ikën nga Kosova

Lajme 04/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i mjekëve të cilët po largohen nga Kosova po rritet. Vetëm gjatë katër muajve të këtij viti, 91 mjekë kanë kërkuar certifikatat profesionale, të cilat u duhen për lidhje të kontratave në vendet jashtë Kosovës. Shifra këto të cilat i ka konfirmuar për “IndeksOnline”, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu.

“Gjatë këtyre katër muajve, janë 91 koleg mjekë,  të cilët kanë kërkuar certifikata etiko- profesionale, dokument ky i cili u duhet për lidhje të kontratave me institucione shëndetësore në Gjermani por dhe në të gjitha shtetet e BE-së. Nga ky numër prej 91 , disa vetëm  janë larguar, disa janë në fazën përfundimtare të vizave, disa në fazën e kontraktimit. Përgjithësi janë 91 mjek që i kanë plotësuar dokumentet për largim, apo janë larguar”, tha ai.

E liberalizimi i vizave për Kosovën, sipas tij do të ndikojë në rritjen e numrit të mjekëve, të cilët do ta lëshojnë Kosovën.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, ne presim një rritje të ndjeshme të numrit të mjekëve, të cilët do të largohen nga Kosova. Gjithnjë flas për koleget e rinj, të cilët do ta kenë shumë me lehtë kontaktin me punëdhënësit dhe se kjo i përshpejton procedurat, njëkohësisht dhe lehtëson ato.  Nëse llogariten ky trend  në këtë fillim vit dhe atë të vitit të kaluar, presim që mbi 250 deri në 270 mjek të largohen gjatë këtij viti”, tha ai.

Sejdiu thotë se mjekët të cilët po largohen çdo ditë nga Kosova janë kryesisht specializant të ri, e të papunë. Por rreziku që dhe QKUK-ja të mbetet pa mjek, sipas tij do të vërehet brenda pesë viteve të ardhshme, atëherë kur mjekët që janë afër pensionimit, do të duhej të zëvendësoheshin.

 “Këta mjek që po largohen janë specializantë të ri, e të papunë. Në QKUK nuk ndihet kjo mungesë, por ndihet në sektorin primar, nëpër komuna. Por njëkohësisht do të ndihet në QKUK pas nja pesë vjetëve, kur këta të rinj, do të duhet t’i zëvendësonin gjeneratat tona, të cilët jemi para pensionimit dhe atëherë do të filloi kriza”, tha ai.

Por jo vetëm specializantët e rinj po largohen. Sejdiu thotë se këtë vit për herë të parë nga Kosova janë larguar dhe 11 mjek nga sektori privat si dhe katër specialist nga spitalet rajonale.

“Çka është shumë interesante në këtë vit për herë të parë kemi 11 mjekë tonë te cilët janë të sektorit privat dhe janë larguar dhe ata, por dhe katër specialist të  cilët janë larguar, por jo nga QKUK-ja por nga spitalet rajonale”, tha ai./IndeksOnline/

Artikulli paraprak6 hapa për një gjumë më të mirë
Artikulli i rradhës Si mund të shpëtoni nga lemza?

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.