Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të rinjtë më të rrezikuar nga infarkti i zemrës

Lajme 04/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infarktet tek të rinjtë janë kthyer në një fenomen shqetësues për mjekët. Kardiologu Agron Meshi fajëson stilin e jetesës si faktor kyç për rritjen e rasteve.

Në një intervistë për Euronews Albania, kardiologu Agron Meshi fajëson stilin e jetesës si faktor kyç për rritjen e rasteve.

“Mosha 40-vjeçare që më përpara nuk ishin, kjo ka ardhur për shumë arsye, pjesa e stresit, duahnpirja, diabeti shumë i përhapur, në qoftë se ne bëjmë 10 pacientë, gjysma janë me diabet. Pastaj janë kequshqyerja, hipertensioni arterial”, thotë kardiologu.

Mjekët referojnë se shpesh pacientët i nënvlerësojnë shenjat e infarktit dhe vijnë vonë në spital.

“Shpesh vonohen, brenda 60 minutave do të ishte koha më e mirë. Dhimbja e gjoksit është e para, kjo shoqërohen me mpirje të krahut të majtë ose të djathtë, shtrëngimet në pjesën e fytit”, tregon mjeku.

Aktiviteti i sforcuar fizik në disa raste mund të jetë edhe fatal, ndaj mjekët rekomandojnë që të rinjtë të mos anashkalojë konsultën me kardiologun përpara nisjes së palestrës..

“Pavarësisht se është moshë e re, mund të ketë një gjë gjenetike që nuk e di, ai duhet të bëjë një vizitë, thjesht një EKG sepse mund të ketë diçka të lindur dhe gjatë aktivitetit fizik bën dhe arrest kardiak”, shprehet ai.

Ecja pa ndërprerje me ritëm të shpejtë në një distancë prej 5 kilometrash në ditë, sipas mjekëve është terapia më e mirë për një zemër të shëndetshme.

Artikulli paraprakLlojet e dhimbjes fizike dhe lidhja e tyre me stresin emocional
Artikulli i rradhës 4 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve në vendin tonë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.