Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për katër muaj 91 mjekë ikën nga Kosova

Lajme 06/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i mjekëve të cilët po largohen nga Kosova po rritet. Vetëm gjatë katër muajve të këtij viti, 91 mjekë kanë kërkuar certifikatat profesionale, të cilat u duhen për lidhje të kontratave në vendet jashtë Kosovës. Shifra këto të cilat i ka konfirmuar për “IndeksOnline”, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu.

“Gjatë këtyre katër muajve, janë 91 koleg mjekë, të cilët kanë kërkuar certifikata etiko- profesionale, dokument ky i cili u duhet për lidhje të kontratave me institucione shëndetësore në Gjermani por dhe në të gjitha shtetet e BE-së. Nga ky numër prej 91 , disa vetëm janë larguar, disa janë në fazën përfundimtare të vizave, disa në fazën e kontraktimit. Përgjithësi janë 91 mjek që i kanë plotësuar dokumentet për largim, apo janë larguar”, tha ai.

E liberalizimi i vizave për Kosovën, sipas tij do të ndikojë në rritjen e numrit të mjekëve, të cilët do ta lëshojnë Kosovën.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, ne presim një rritje të ndjeshme të numrit të mjekëve, të cilët do të largohen nga Kosova. Gjithnjë flas për koleget e rinj, të cilët do ta kenë shumë me lehtë kontaktin me punëdhënësit dhe se kjo i përshpejton procedurat, njëkohësisht dhe lehtëson ato. Nëse llogariten ky trend në këtë fillim vit dhe atë të vitit të kaluar, presim që mbi 250 deri në 270 mjek të largohen gjatë këtij viti”, tha ai.

Sejdiu thotë se mjekët të cilët po largohen çdo ditë nga Kosova janë kryesisht specializant të ri, e të papunë.

Artikulli paraprakA mund të ketë efekte anësore paracetamoli gjatë shtatzënisë suaj?
Artikulli i rradhës Kongresi i Odës së Fizioterapeutëve mbylli punimet me pjesëmarrjen e rreth 1 mijë profesionistëve

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.