Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç pa dhëmbë

Lajme 11/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

50% e popullsisë në botë kanë probleme më dhëmbët. Sipas OBSH-së, Shqipëria problematikën më të madhe e ka me kariesin dentar tek fëmijë e moshës 1 deri në 9 vjeç.

Vendi ynë renditet i katërti në Europë, ku 48,6% e fëmijëve vuajnë nga kariesi dentar në dhëmbët e qumështit.

Sipas studimit 14,9% e të rriturve mbi 15 vjeç në vendin tonë kanë probleme të ndryshme me dhëmbët, ndërsa në vendin e parë sa i takon kësaj problematike është Danimarka, e pasuar nga Gjermania dhe Norvegjia.

Një tjetër indikator matës i shëndetit oral të marrë në konsideratë nga ekspertët e shëndetësisë botërore është dhe humbja e dhëmbëve.

Në Shqipëri rezulton se 33,7% e personave mbi 60 vjeç i kanë humbur të gjithë dhëmbët e tyre.

Ekspertët e OBSH vlerësojnë se situata e shëndetit oral në Europë është në nivel alarmant. Ata fajësojnë kujdesin e ulët për higjienën e gojës, konsumimin e ushqimeve dhe pijeve me sheqer, duhanin dhe alkoolin si dhe traumat e shumta që çojnë në humbje të dhëmbëve./Top Channel/

Artikulli paraprak7 ushqime që mund të ju ndihmojnë në përmirësimin e fertilitetit tuaj
Artikulli i rradhës Mbajtja e teshtimës sjell probleme serioze

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.