Infermierët luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ata punojnë me devotshmëri dhe profesionalizëm për të ndihmuar të sëmurët dhe të lënduarit.
Dita ndërkombëtare e Infermierisë festohet çdo vit më 12 maj. Dita Ndërkombëtare e Infermierëve ofron një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e infermierisë dhe për të njohur punën e vlefshme që infermierët bëjnë çdo ditë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e individëve dhe komuniteteve, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas historisë 12 maji është zgjedhur si ditë ndërkombëtare e Infermierisë për të përkujtuar ditëlindjen e Florence Nightingale e cila ishte një infermiere britanike që luajti një rol kyç në përmirësimin e kujdesit për ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Krimesë. Ajo vlerësohet gjithashtu për themelimin e shkollës së parë të infermierisë në botë.
Për nder të kësaj dite dje është mbajtur Simpoziumi i parë “Infermierët e bashkuar, një forcë për ndryshim”, i organizuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës ku Ministri Vitia theksoi se roli i infermierëve është jetik në qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësorë.




