Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anesteziologu Dervishi pranoi veprën dhe kërkoi falje për shpërndarjen e videos në TikTok

Lajme 17/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot filloi gjykimi për anesteziologun Valton Dervishi,  i cili incizoi dhe publikoi drejtpërdrejt video në TikTok të pacienteve nga Gjinekologjia e Spitalit të Tetovës. Ai e pranoi veprën e kryer dhe për të njëjtën kërkoi falje. Vendimin për Dervishin gjykata do e shpallë sot në ora 11:30.

Dervishi i pyetur nëse i kupton veprat për të cilat akuzohet, tha se e kupton akuzën.

“I pranoj veprat penale dhe pendohem për atë që kam bërë”, tha Dervishi i cili sqaroi se nuk ka qenë më parë i akuzuar.

Më pas u thanë fjalët përfundimtare.

Nga ana e Prokurorisë ku deklaruan që gjyqi të merr parasysh gjendjen faktike, të shihen të gjitha rrethanat tjera dhe të merret parasysh se i akuzuari e pranoi veprën.

Avokati Dragisha Ivanovski, theksoi që të shihen të gjitha rrethanat lehtësuese që parashihen.

Ndërkaq, anesteziologu tha se pajtohet me atë që deklaroi avokati i tij dhe kërkoi falje me arsyetimin se veprën nuk e ka bërë me tendencë dhe për ndonjë përfitim. Ai tha se në paraburgim e ka të vështirë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Më pas gjykatësi Nazif Ilijazi njoftoi se vendimi do të shpallet sot në ora 11:30.

Dervishi, i punësuar si anesteziolog në Spitalin e Tetovës ka shpërndarë video të drejtpërdrejtë (live) në TikTok nga reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës, ku shiheshin pacientë të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore si dhe personel mjekësor.

Më 14 mars nëpunësit policor arrestuan Dervishin (43) duke vepruar pas paraqitjes nga ana e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, për veprën e kryer.

Fillimisht atij iu caktua masë paraburgimi prej tetë ditësh, ndërkaq më pas paraburgimi iu vazhdua edhe për 30 ditë. Anesteziologu pas këtij rasti u përjashtua nga puna. Ndërkaq Oda e Mjekëve ia mori licencën për shtatë vjet. /Portalb.mk/

Artikulli paraprakBordi i KRPP-së gjen shkelje në tenderin e SHSKUK-së: Paralajmërim me shkrim për Krasniqin, Vërejtje me shkrim për Behrën
Artikulli i rradhës Hulumtim: Qortimi i grave shkurton jetën e burrave

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.