Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këtë vit 70 pacientë me urgjencë kërkuan ndihmë financiare nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

Lajme 17/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për katër muajt e parë të këtij viti, kanë kërkuar mbështetje financiare për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore mbi 70 pacientë që kanë pasur nevojë për trajtim me urgjencë. E për këto raste të cilat kryesisht kanë marrë trajtim në spitalet turke, janë shpenzuar 2 milionë euro nga buxheti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Bujar Kaçuri u shpreh se diagnozat të cilat nuk janë pjesë e udhëzimit administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, nuk po aprovohen nga Fondi.

“Nuk do të thosha se ka shtim të kërkesave, mirëpo e meta është se lista e diagnozave që është pjesë e udhëzimit është shumë e mangët në momentin kur është hartuar kjo listë, nuk është marrë për bazë kriteri dhe qëllimi që ka qenë i kësaj liste dhe ka mbetur e mangët dhe prej viti 2017, nuk është përditësuar. Numri vazhdon të jetë ai thuajse i njëjti i cili ka qenë, me marrjen e detyrës, ne i kemi njoftuar të gjitha klinikat se sidomos te rastet urgjente ku është e obliguar fletëzotimi, diagnozat të cilat nuk janë pjesë e kësaj liste nuk do të aprovohen. Sipas të dhënave që i kemi nga divizioni për trajtim, gjatë këtij viti deri më tash mbi 70 persona kanë kërkuar mbështetje financiare për raste urgjente të referuara nga klinikat e ShSKUK-së”, tha ai.

Sipas u.d. të drejtorit të Fondit, deri më tani prej gjithsej 9 milionë eurove, sa kanë në dispozicion, janë shpenzuar vetëm për rastet urgjente 2 milionë euro.

Edhe këtë vit personat që vuajnë nga sëmundjet malinje, vazhdojnë të jenë ata të cilët kërkojnë më së shumti ndihmë financiare nga shteti, pasi trajtimi në institucionet publike vendore nuk është i mundur.

Ndërsa, tek spitalet turke edhe në këtë fillim vit, kosovarët vazhduan të kërkojnë ilaç për shëndetin e tyre.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të FSSH-së, Bujar Kaçuri tha se udhëzimi i ri administrativ për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së shpejti do të finalizohet.

Ai theksoi se ky udhëzim parasheh diagnoza të reja për të cilat pacientët mund të marrin mbështetje financiare për shërbim shëndetësor jashtë institucioneve publike.

Qytetarët e Kosovës edhe 24 vite pas luftës vazhdojnë që të mos gëzojnë sigurime shëndetësore. Ndërsa, në vitin 2022 për shkak të dyshimeve për keqpërdorim dhe keqmenaxhim për trajtimin e pacientëve në klinikat private jashtë vendit, kryesisht në Turqi, Bordi i Fondit e ka shkarkuar nga detyra e drejtorit, Fatmir Plakiqin./IndeksOnline/

Artikulli paraprakHulumtim: Qortimi i grave shkurton jetën e burrave
Artikulli i rradhës Anesteziologu Valton Dervishi dënohet me 1 vjet e 3 muaj burg

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.