Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria ende pa vendim për mjekët e Spitalit të Gjilanit të dyshuar për ryshfet, u skadon paraburgimi pas 3 ditësh

Lajme 25/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha, të arrestuar nën dyshimin për marrje ryfsheti ndodhen në paraburgim deri me 28 maj. Prokuroria Themelore e Gjilanit nuk ka konfirmuar nëse ndaj tyre do të kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini, tha se për këtë rast prokuroria do të vendosë brenda afatit ligjor.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të vendosë lidhur me këtë çështje”, tha Xheladini për Express.

Ndërkohë zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra, tha se mjekët vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, deri me 28 maj.

“Të pandehurit në fjalë vazhdojnë të qëndrojnë nën masën e paraburgimit deri më datë 28.05.2023, ashtu siç ka vendosur gjyqtari i procedurës paraprake me aktvendimin PPr.Kr.nr. 64/2023.Ndërkohë, sa i përket pyetjes rreth kërkesës për vazhdim të masës deri më sot nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë nga Prokuroria Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigjen e tij dhënë Expressit.

Policia e Kosovës njoftoi se mjekët janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “marrje ryfsheti”, për të kryer një ndërhyrje.

Sipas policisë, anesteziologu dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje.

Ndërsa kirurgu dyshohet se kishte marrë, lidhur me ndërhyrjen 330 euro, ndërsa, sipas policisë, kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Të njëjtit fillimisht u ndaluan për 48 orë, më pas atyre iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Arrestimi i tyre ishte bërë gjatë kujdestarisë, teksa për rastin nga Krimet Ekonomike ishte njoftuar edhe Drejtori i Spitalit të Gjilanit Arsim Emini, në mënyrë që ta organizojë orarin e kujdestarisë.

Artikulli paraprakStudim: Skanimet e trurit lënë të kuptohet se individët e vetmuar e përpunojnë botën ndryshe
Artikulli i rradhës Spitali i Mitrovicës hap konkurs për 23 pozita të reja

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.