Në një numër të vjetër të British Medical Journal, u raportua disa kohë më parë një histori shumë e veçantë, një histori e bukur e vërtetë: rasti i jashtëzakonshëm njerëzor dhe profesional i Dr Leonid Ivanovich Rogozov, një kirurg në një bazë sovjetike në Antarktidë, i cili në vitin 1961, gjatë dimrit polar, operoi apendektominë e tij.
Leonid Ivanovich Rogozov, eksplorues mjekësor
Ishte viti 1960 kur një grup eksploruesish nga Rusia kishin udhëtuar 36 ditë me det për në Antarktidë ku do të qëndronin për 1 vit derisa anija të kthehej që t’i rimerrte. Në mesin e tyre ishte edhe mjeku i ri 27 vjeçar Leonid Ivanovich Rogozov, i cili pak ditë pasi mbërriti në vend nisi të kishte dhimbje të forta barku, shkruan Emergency Live, transmeton Gazeta Shneta.
Por shpejt problemi u bë serioz, ai nisi të ndjente dobësi, të vjella dhe por më pas u shfaq edhe një temperaturë prej 37,5 °C.
Kështu kirurgu i ri vendosi të fillonte trajtimin mjekësor me antibiotikë dhe aplikime të ftohjes lokale, por gjendja e tij shpejt u përkeqësua, të përzierat dhe të vjellat u bënë më të shpeshta dhe temperatura u rritën.
Së shpejti, ajo që u shfaq në mendjen e tij mjekësore ishte e vetmja zgjidhje për t’i shpëtuar jetën: të operonte veten.
Ai i udhëzoi shokët e tij të improvizonin një sallë operacioni, duke lënë në të vetëm shtratin, një llambë dhe një pasqyrë përmes të cilës do të mund të shihej teksa vetoperohej. Pranë i qëndronin dy nga miqtë e tij, që shërbyen si ndihmës, por ndërkohë, një skuadër zëvendësuese me dy të tjerë ishte gati pas dere në rast se dy të parët nuk rezistonin dot.
Operacioni përfundon në orën 4 të mëngjesit dhe asistentët, të cilët kanë qenë disa herë në prag të të fikëtit pastruan mjetet. Rogozov ishte i rraskapitur dhe bie në gjumë me ndihmën e një pilule gjumi. Të nesërmen në mëngjes temperatura e tij është 38,1 °C. Ai vazhdoi trajtimin me antibiotikë.
Pas katër ditësh, zorrët e tij fillojnë të punojnë përsëri dhe të nesërmen temperatura e trupit kthehet në normale. Dy javë pas operacionit dhe me qepjet e hequra, Rogozov kthehet në punë.
Ai shkruan në ditarin e tij më 8 maj, duke menduar për gjendjen e tij shpirtërore gjatë operacionit: “Nuk e lejova veten të mendoj për asgjë tjetër përveç detyrës që kisha përpara. Ishte e nevojshme të armatosem me guxim dhe të shtrëngoja dhëmbët’.
Ai vdiq më 21 shtator 2000, pra pothuajse dyzet vjet pas operacionit të tij të jashtëzakonshëm të apendektomisë ndaj vetes./Gazeta Shneta/


