Universiteti i Prishtinës është bërë pjesë e revistës prestigjioze të Microcirculation. Kjo falë profesorit të asociuar në Fakultetin e Mjekësisë, Armond Daci.
Profesor Daci ka shënuar sukses të rëndësishëm shkencor, duke publikuar së fundi në revistën prestigjioze ‘Microcirculation’, botuar nga Wiley Online Library dhe e indeksuar në Web of Science dhe Scopus (Revista zyrtare e Shoqatës së Mikroqarkullimit), shkruan Gazeta Shneta.
Këtë e ka bërë të ditur vëtë profesor Armondi përmes rrjetit të tij social Facebook ku është shprehur krenar. Ai ka treguar se së bashku me kolegët në Universitetin Shtetëror të Miçiganit (MSU), Departamenti i Farmakologjisë dhe Toksikologjisë, kanë zbuluar se Serotonin (5-HT) shkakton hipotension dhe një rënie të rezistencës totale periferike për shkak të zgjerimit të arteriolave të vogla në muskujt skeletorë përmes receptorëve 5-HT7./Gazeta Shneta/
Postimi i plotë: