Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandaloze: Asnjë insulinë e testuar për kontrollë të cilësisë në 5 vitet e fundit

Lajme 30/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale përgjatë 11 vjetëve të fundit veç dy lloje të një insuline janë mostruar dhe analizuar sa i përket kontrollit të cilësisë.

Bile edhe kjo ishte bërë para pesë vjetësh dhe në bashkëpunim me kroatët. E që nga atëherë nuk është analizuar më as edhe një mostër e vetme e insulinës.

“Te insulina e kemi pas një rast diku para pesë vjetësh, në atë nuk kemi qenë shumë të përgatitur teknikisht dhe e kemi kryer në bashkëpunim”, tregon drejtuesi i Laboratorit të Kontrollit Të Cilësisë në AKPPM, Lutfi Milaku.

E, nëse duhet kontrolluar cilësia e këtij ilaçi esencial, një gjë të tillë po besohet se tash mund ta bëjë ky laborator, veçse sipas drejtuesit të tij nuk e përjashton mundësinë që mund të iu duhet asistimi nga jashtë vendit.

“Besoj mundemi, por prapë duhet të verifikohet, unë besoj se deri në 98% mundemi…”, thotë Milaku.

Pikërisht në emër të garantimit të cilësisë dhe efikasitetit të barnave, të paktën në letër, Ministria e Shëndetësisë dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit kanë hyrë në luftë të ashpër sa i përket tenderit për blerjen e insulinave.

Kjo ngase MSh-ja po pretendon se kompanisë të cilës po i jep të drejtë OSHP-ja nuk garanton cilësi, por operatori tjetër që ka dalë më i shtrenjtë për 400 mijë euro.

Saga e tenderit për blerjen e insulinave ka nisur qysh në 2020, kontratë kjo 2 vjeçare me vlerë diku 7 milionë euro./Botapress.info/

Artikulli paraprak4 rreziqet që i shkaktojnë tatuazhet shëndetit
Artikulli i rradhës Ndrejaj: Brenda pak muajsh nis shërbimi për frytnim të asistuar mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.