Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Multivitaminat mund të përmirësojë kujtesën tek të moshuarit

Jetë 31/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Plotësimi ditor i multivitaminave përmirësoi kujtesën tek të moshuarit në krahasim me një formë placebo, zbulon një studim i ri.

Rënia e kujtesës është një pjesë normale e plakjes dhe prek pothuajse 40% të njerëzve 65 vjeç e sipër shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Studimet e mëparshme kanë lidhur parandalimin e humbjes së kujtesës me disa zgjedhje të stilit të jetesës – nga vrapimi në një dietë të pasur me antioksidantë flavonole dhe madje edhe qëndrimeve pozitive ndaj plakjes.

Studimi i ri i udhëhequr nga studiuesit në Universitetin e Kolumbisë dhe Brigham si dhe Spitalin e Grave/Harvard shqyrtoi ndikimin e multivitaminave në kujtesë.

Botuar në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”, hulumtimi përfshiu 3,562 persona mbi moshën 60 vjeç, të cilët ishin kryesisht të bardhë johispanikë. Ata u caktuan rastësisht të merrnin një suplement multivitaminë ose placebo për tre vjet. Çdo vit, ata kryenin një sërë vlerësimesh njohëse në internet dhe në shtëpi.

Ata që merrnin suplemente multivitamine shënuan dukshëm më mirë në testin e vlerësimit të kujtesës episodike, i njohur gjithashtu si performanca e menjëhershme e kujtesës, pas vitit të parë.

Kujtesa episodike është ajo që përfshin informacione rreth ngjarjeve dhe përvojave të së kaluarës. Kjo kontrollohet nga hipokampusi, një zonë e trurit që ndikohet nga plakja normale.

Sipas studimit, performanca e përmirësuar e kujtesës është e barabartë me 3.1 vjet ndryshim të kujtesës në lidhje me moshën.

Përmirësimi i kujtesës episodike vazhdoi të ishte i rëndësishëm gjatë tre viteve të ndjekjes.

“Plakja kongnitive është një shqetësim kryesor shëndetësor për të moshuarit dhe ky studim sugjeron se mund të ketë një mënyrë të thjeshtë dhe të lirë për të ndihmuar të moshuarit të ngadalësojnë rënien e kujtesës”, tha udhëheqësi i studimit Dr. Adam M. Brickman, profesor i neuropsikologjisë në Kolegjin e Mjekëve dhe Kirurgëve Vagelos të Universitetit të Kolumbisë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNiveli i ulët i hekurit dhe gjendja e shëndetit mendor, studimi i ri ndërlidhë këta dy faktor
Artikulli i rradhës Prindërimi autoritativë, teknika e disiplinës që përdoret për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.