Një nga mjekët me të njohur shqiptar, Florim Cuculi, i cili aktualisht është drejtor i Klinikës së Kardiologjise në Heart Center Lucerne, ka qëndruar në Shkup, për të trajnuar kolegët e tij kardiolog të Spitalit Klinik Nëna Terezë.
“Me ftese te drejtorit te kardiologjise Zan Zimbakov u organizua nje ëorkshop 2-ditore per intervenime komplekse ne arteriet koronare. Qellimi ishte te diskutohet per metodat bashkekohore te trajtimit te arterieve. Metoda OCT (optical coherence tomography) ofron vizualizim intravaskular te detajuar dhe mundeson studimin e arterieve koronare dhe implantimin preciz te stentit. Metoda FFR mundeson objektivimin e ngushtimit te arteries koronare. Shpesh here arteria nuk eshte e ngushtuar ne menyre relevante dhe metoda FFR mund ta shpetoje pacientin nga implantimi i nje stenti te panevojshem. Poashtu teme kryesore ishte trajtimi i arterieve koronare pa implantimin e nje stenti” ka deklaruar doktor Cuculi për NMK-Post.
Doktor Florim Cuculi ka një ekspertizë të madhe për tre temat në fjalë, pasi që është një nga mjekët që punon më së shumti me OCT në Europë.