Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar rreth raportit punues të Klinikës së Radiologjisë në QKUK.
Sipas ShSKUK-së, për pesë muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar rreth 60 mijë shërbime mjekësore radiologjike në këtë klinikë, shkruan Gazeta Shneta.
“Rreth 60 mijë shërbime mjekësore radiologjike janë kryer vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në QKUK.
Sipas statistikave të punës, në këtë periudhë kohore janë kryer mbi 34 mijë rëntgene, 9 mijë e 297 Tomografi të Kompjuterizura (CT), 4 mijë e 162 Rezonanca Magnetik (MRI), 855 Mamografi, 1 mijë e 526 ultrazë, 459 biopsi dhe 35 angiografi” thuhet në komunikatën e dhënë. /Gazeta Shneta/




