Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia kritikohet për mospunë e emërim të militantëve

Lajme 13/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Foto: Arkiv
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se gjatë tri vjetëve të qeverisjes, Qeveria Kurti ka aprovuar vetëm një ligj. Ai deklaroi në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, se ligji i vetëm është miratuar me përkrahjen e opozitës, ndërsa akuzoi ministrin Arben Vitia se vendosja e sekretarit si kryesues i Bordit të SHSKUK-së, është përzierje e kompetencave.

“Viti i tretë i kësaj qeverie me një ligj të aprovuar. Ligji i vetëm që është miratuar është me përkrahjen e opozitës. Vendosja e sekretarit si kryesues të Bordit të SHKUK-së është përzierje e kompetencave. Neve po na pyesin mediat ku është llogaridhënia për SISH (Sistemi i Informatave Shëndetësore), tash po thoni që është duke u bërë studim fizibiliteti…Janë dhënë miliona euro. Agjencia e barnave nuk vërehet fare. E kemi parë çfarë ndodhi me insulina. Fatkeqesisht nuk shihet fare”, deklaroi Vitia.

Ndërsa, ministri Vitia tha se qëndrojnë disa deklarime të deputetit Zemaj, por me disa vërejtje.

“Kush më mirë se ju e din që dy vjet e para jemi marrë me COVID. Atë çka nuk mund ta pranoj është ajo për vendosjen e atyre që i quajtët militantë publikë në pozita publike. Asnjëherë më pas nuk ka pasur militantë publikë në menaxhimin e shëndetësisë”, shtoi ai.

“Sa i përket SISH-it jam dakord me ty. Duhet kërkuar llogari. Gjatë investimit për një dekadë në SISH asnjë ministër nuk ka qenë i VV-së…Po për AKPPM ka qenë kjo situatë. Nuk ka qenë një situatë e mirë. Tash konkursi për kryeshef të AKPPM-së është në fazën para testimit”, shtoi ai.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, tha se Qeveria Kurti ende s’ka strategji për shëndetësi e as investime për shërbimin paliativ.

“Në vitin e tretë të qeverisjes nuk ka ende strategji për shëndetësi. Nuk ka investime për shërbimin paliatv. Ishte premtuar ndryshimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore. Prej vitit 2006-2023, SISH-i sillet në tavolina të ministrave e nuk është bërë asgjë”, tha Haxhiu./Gazeta Express/

 

 

Artikulli paraprakFakte magjepsëse rreth temperaturës së trupit
Artikulli i rradhës Pensionohet infermierja Fikrete Pllana që u qëndroi pranë pacientëve në luftë dhe në paqe

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.