Pensionohet Fikrete Pllana, infermierja që shërbeu për shumë dekada në QKMF të Vushtrrisë.
Infermierja e cila për dekada me radhë ka shërbyer në QKMF në Vushtrri është pensionuar.
Ajo ka qenë pranë pacientëve në luftë dhe në paqe. Pllana kishte shërbyer edhe si asambliste në Vushtrri para ca kohe duke qenë e përfshirë dhe adresuar problemet që përballen qytetaret e Vushtrrisë.
Kolegët i kanë organizuar edhe një koktej me rastin e pensionimit./Veriu.info/




