Kosova tashmë është zyrtarisht pjesë e EUREGHA-së.
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës dr. Izet Sadiku ka prezantuar Kolegjiumin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale(AKK-në) në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Euregha, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë takim u zyrtarizua dhe pranimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në EUREGHA (Autoritetet Shëndetësore Rajonale dhe Lokale të Evropës) me votim pozitiv nga të gjithë anëtarët.
Dr.Izeti para të pranishmëve theksoi se bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe shpërndarja e praktikave të mira me anëtarët tjerë të kësaj organizate do të jetë prioritet me qëllim të ngritjes së shërbimeve shëndetësore primare të Kosovës në nivel evropian.
EUREGHA është i vetmi rrjet evropian që përfaqëson autoritetet shëndetësore rajonale dhe lokale si prioritet dhe kupton nevojat e tyre specifike. Duke iu bashkuar EUREGHA, anëtarët angazhohen të punojnë drejt forcimit të zërit të autoriteteve lokale dhe rajonale në politikën shëndetësore të BE-së./Gazeta Shneta/




