Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tensioni i syrit: Shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Jetë 16/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sytë janë të  brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin.

Një prej problemeve në fjalë ka të bëjë me ndjesinë e presionit të fortë në sy që shoqërohet me dhimbje të mprehta e të forta. Presioni në sy ka të bëjë me ndjesinë e tendosjes së fortë brenda syve.

Shkaqet e presionit në sy

Ekspertët thonë se një gjë e tillë mund të shkaktohet nga dhimbjet e kokës, problemet me sinozitin, dhimbjet e dhëmbit apo dëmtimi i nervit optik.

Infeksionet e sinuseve

Një nga shkaqet më të zakonshme janë infeksionet e sinuseve që shkaktohen nga baktere të ndryshme që zaptojnë zonën pas hundës, syve dhe mollëzave.

Infeksione të tilla shoqërohen me dhimbje në këto zona, bllokim të hundëve, sekrecione, kollë, dhimbje të kokës dhe veshit por edhe plogështi e temperaturë.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës mund të nxisin ndjesinë e presionit në sy por jo vetëm kaq. Dhimbjet e kokës shoqërohen me pezmatim të muskujve të qafës e shpatullës, skuqje të syve, enjtje të fytyrës, rënie të qepallave etj.

Sëmundjet autoimunitare

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sëmundjet autoimunitare mund të shkaktojnë enjtje apo inflamacion në zonën pas syrit. Kësisoj ato dëmtojnë nervin optik që transmeton informacionet vizive nga sytë tek truri.

Në raste të tilla, njeriu mund të përjetojë humbje të shikimit, probleme me dallimin e ngjyrave, dhimbje të syve dhe dhëmbëve.

Dhimbjet e dhëmbit

Një problem me dhëmbët ose nofullën mund të tensionojë muskujt e fytyrës. Një gjë e tillë nxit dhimbjet e kokës, falë të cilave presioni tek syri bëhet më i ashpër.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun

Një konsultë me mjekun është e nevojshme kur ju keni temperaturë të lartë, turbullim apo rënie të shikimit, dhimbje të forta të kokës apo humbje të ndjeshmërisë në trup.

Trajtimet në kushtet e shtëpisë

Ekspertët rekomandojnë zbatimin e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Ata këshillojnë konsumin e ushqimeve të pasura me vitaminat C, E, A por edhe me bakër, selenium dhe zink

Sipas tyre, njeriu duhet të tregojë kujdes me pirjen e sasive të mëdha të kafeinës e cila shton presionin në sy. Konsumi i bollshëm i lëngjeve është i domosdoshëm thonë ekspertët.

Sa i përket gjumit, ju duhet të flini me kokën lehtas të ngritur që të zbusë presionin ndërsa ju flini. Nëse përdorni medikamente ose solucione për sytë, qëndroni striktë ndaj dozave të rekomanduara. Në të kundërt mund të dëmtoni nervin optik./AgroWeb.org

Artikulli paraprakParandalimi i shpërthimeve të lupusit: Ndryshimet e stilit të jetesës, vetë-kujdesi dhe respektimi i ilaçeve
Artikulli i rradhës ZKA nis auditimin në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Programin për trajtimin e pacientëve jashtë vendit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.