Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përse po shëndoshen njerëzit?

Jetë 20/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kohët e sotme, industria e produkteve shtazore dhe fermerët në shumë raste injektojnë antibiotikë të ndryshëm tek kafshët.

Kjo bëhet jo vetëm për të shmangur sëmundjet, por edhe për të nxitur rritjen e tyre të shpejtë. Këto medikamente stimulojnë oreksin dhe kafshët shtojnë shumë në peshë, duke anashkaluar fazat normale të rritjes.

Praktika e injektimit të antibiotikëve nisi të zbatohej në fillim të viteve 50’, kur fermerët në botë kuptuan se gjedhët shtonin shumë në peshë pas trajtimit me ilaçe.

Edhe pse jo të gjithë fermerët në Shqipëri e përdorin, kjo praktikë nxjerr në pah dy shqetësime shumë të rëndësishme për shëndetin. Shqetësimi i parë ka të bëjë me rritjen e asaj që njihet si rezistenca ndaj antibiotikëve. I dyti është se antibiotikët e përdorur tek mishi ka të njëjtin ndikim edhe tek njeriu që e ha atë.

Sipas studimeve  antibiotikët tek ushqimi shkatërrojnë florën bakteriale në stomak. Ato  prishin ekuilibrat e mikroorganizmave në sistemin tretës të njeriut. Në këtë mënyrë tretja e ushqimit tjetërsohet dhe bën që njeriu të përthithë më shumë kalori seç duhet.

Faktorë të tjerë të mbipeshës

Ushqimet e shpejta, stili pasiv i të jetuarit e shumë të tjera janë faktorë kontribues në shtimin në peshë të njeriut. Niveli i antibiotikëve që po përdoret në ushqimin që ne konsumojmë është gjithnjë në rritje.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se për sa kohë këto antibiotikë nxisin shtimin në peshë tek kafshët, mbetjet e tyre tek mishi do të kenë të njëjtin ndikim tek njeriu.

Cila është zgjidhja?

Autoritetet e shëndetit të shumë vendeve të zhvilluara po i drejtohen industrive përkatëse ngadalësimin e përdorimit të antibiotikëve.

Kanadaja nga ana tjetër është treguar më drastike duke vënë kufizime të mëdha në sasitë e shitura të antibiotikëve nga veterinerët. Kjo nismë është e vështirë të aplikohet në mbarë botën për shkak të pushtetit të madh të industrisë farmaceutike dhe asaj të përpunimit të mishit.

Edhe pse janë politikat shtetërore ato që duhet të funksionojnë, zgjidhja qëndron shumë edhe tek konsumatori, thonë ekspertët.

Nëse blerësi refuzon të blejë mish të gjedhëve të rritur me antibiotikë, do të krijohet një efekt zinxhir që do të detyrojë industrinë të ndryshojë standardet e prodhimit. Konsumatori duhet të sigurohet mirë për mishin që blen. Të mos blejë në vendet e tregëtimit të papërshtatshëm dhe të zgjedhë mish të çertifikuar.

Kjo duhet bërë për hir të shëndetit./AgroWeb.org

 

Artikulli paraprakStudim: Foshnjat e dinë kur jeni të zemëruar dhe duan t’ju qetësojnë
Artikulli i rradhës Moti i nxehtë mund të shkaktojë gurë në veshka: Ja si ta ulni rrezikun

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.