Gati 10 milionë amerikanë janë në rrezik të verbërisë nga retinopatia diabetike, zbulon një studim i ri.
Në vitin 2021, rreth 9.6 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara – 26% e atyre me diabet – kishin sëmundje të syrit dhe gati 2 milionë kishin formën më të rëndë, “retinopati diabetike kërcënuese për shikimin” (VTDR), thonë studiuesit, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
“Ky zbulim ilustron barrën e këtij komplikacioni potencialisht kërcënues për shikimin nga sëmundja e diabetit,” tha studiuesi David Rein, një bashkëpunëtor i lartë dhe drejtor i Programit Analitik të Shëndetit Publik në NORC në Universitetin e Çikagos.
“Ky zbulim është nxitur kryesisht nga rritja e madhe e diabetit në Shtetet e Bashkuara që ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit dhe nënvizon rëndësinë e prioritizimit të kujdesit ndaj syve dhe shqyrtimit të retinopatisë diabetike tek njerëzit me diabet”, tha ai.
Retinopatia diabetike prek enët e vogla të gjakut në sy, shpjegoi Dr. Talia Kaden, një okuliste në Spitalin e Syve, Veshit dhe Fytit në Manhattan, qytetin e Nju Jorkut.
“Enët e vogla në sy mund të dëmtohen dhe të bëhen anormale si dhe ju mund të keni një humbje të furnizimit me gjak në pjesë të syrit që mund të rezultojë në ënjtje – në pjesën e pasme të syrit, gjakderdhje në pjesën e pasme të syrit ose formim jonormal të enëve të gjakut”, tha ajo. “Nëse lihet i pakontrolluar, mund të çojë në humbje të shikimit”.
Studimi u publikua në internet më 15 qershor në revistën “JAMA Ophthalmology”. /Gazeta Shneta/


