Sot do të mbajë mot me diell dhe vapë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Po ashtu sipas Institutit Hidrometerologjik, rekomandohet që moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike (tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj) të kenë kujdes që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit./Gazeta Shneta/





