Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raporti i ZKA-së për SHSKUK: Parregullsi në menaxhimin e kontratave dhe në pagesat e faturave

Lajme 23/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar për vitin e kaluar, i cili sërish është i kualifikuar. ZKA edhe në këtë raport ka gjetur parregullësi në menaxhimin e kontratave dhe procedimin e pagesave.

Raporti i ZKA-së ka gjetur se menaxherët e kontratave nuk kanë përgatitur raporte, ndonëse janë kryer pagesat dhe raportet e pranimit të mallit.

“Nga testimi i pagesave kemi vërejtur se në 36 raste në vlerë 6,975,367 Euro, edhe pse ishin raportet e pranimit nga komisioni i pranimit të mallit, mungojnë raportet e përgatitur nga menaxherët e kontratave. Po ashtu në dy raste në vlerë 1,966,341 Euro mungonin planet e manxhimit të kontratave”, thuhet në raportin e ZKA-së. Në raport është theksuar se menaxherët nuk kishin zbatuar përgjegjësitë e tyre.

Tutje në këtë raport është theksuar se janë gjetur mangësi në procedimin e pagesave, ku në 11 raste në vlerë prej 2 milionë e 125,830 Euro, “zotimi i mjeteve ishte bërë pas nënshkrimit të kontratave dhe urdhër blerjet ishin bërë pas pranimit të faturave”.

Krejt kjo ka ndodhur sipas ZKA-së, shkaku i kontrolleve të dobëta në procedimin e realizimit të blerjeve.

Poashtu ZKA në raport ka përmendur edhe tre raste kur zyrtarët e SHSKUK-së i kanë paguar faturat me vonesë. “Vonesat ishin nga 10 ditë deri në dy muaj, pas afatit të lejuar për pagesë prej 30 ditësh”, thuhet në raport. Edhe në këtë rast theksohet mungesa e kontrolleve të duhura. Kjo situatë, thuhet në raport, mund ta bëj SHSKUK-në subjet të padive dhe të shkaktojë edhe më shumë shpenzime.

ZKA në raport ka ngritur edhe çështjen e ushtrimit të pozitës drejtuese me punë sekondare, në dy raste të drejtorëve të klinikave.

“Në dy raste të testimit të pagave në QKUK, kemi vërejtur se kontratat e punës së drejtorëve të klinikave ishin me orar të plotë, përderisa në listën e pagave të njëjtit figuronin si të punësuar me gjysmë orari (20 orë punë). Kjo ishte në kundërshtim me kriterin përkatës në Statut, i cili përcakton se drejtorët e klinikave dhe shërbimeve klinike duhet të jenë me orar të plotë”, thuhet në raportin e ZKA-së. Kjo sipas raportit kishte ndodhur për shkak se drejtorët ishin të angazhuar edhe në procesin arsimor ku merrnin pagë primare. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMë shumë se 1.3 miliardë të rritur do të kenë diabet deri në vitin 2050, parashikon studimi
Artikulli i rradhës Njerëzit me arterie të bllokuara mund të jenë në rrezik më të lartë për goditje gjatë stërvitjes

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.