Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pajisjet e SISH-it u blen 4.6 milionë dhe u lanë në depo për dy vjet, e njëjta kompani fiton tenderin 716 mijë euro për mirëmbajtjen e tyre

Lajme 29/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë sërish ia ka dhënë një tender 716 mijë Euro kompanisë “Infosoft Systems”, gjysma e së cilës është në pronësi të kompanisë nga Shqipëria “Investment Joti Infosoft Group”. “Infosoft Systems” në vitin 2018 pati përfituar një tender mbi 4.6 milionë Euro për furnizim me pajisje “Zero Client” të SISH-it të cilat nuk u funksionalizuan deri në vitin 2022. Këtyre pajisjeve iu skadoi afati i garancionit sivjet. Tenderi 716 mijë eurosh të cilin e fitoi kompania “Infosoft” është për mirëmbajtje të pajisjeve “Zero Client”

Ministria e Shëndetësisë para disa ditësh ka publikuar vendimin me të cilin njofton se ka shpërblyer me tender kompaninë “Infosoft Systems” në vlerë prej 716 mijë Euro. Tenderi është për mirëmbajtje të 70 për qind të pajisjeve hardwerike të Sistemit Informativ Shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.

E njëjta kompani, e cila 52.50% është në pronësi të një personi fizik ndërsa 47.5% është në pronësi të kompanisë nga Shqipëria “Investment Joti Infosoft Group”, në vitin 2018 kishte fituar një tender tjetër milionësh për furnizim me pajisje të SISH-it.

MSH e kishte shpërblyer këtë kompani me tender në vlerë mbi 4.6 milionë euro për “Zgjerim të infrastrukturës ekzistuese për SISH”. Me këtë tender parashihej blerja e qindra pajisjeve hardwerike të njohura si “Zero Clients” për njësitë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar dhe për Kujdesin Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Por shumica nga këto pajisje nuk u shpërndan nëpër institucione deri në vitin 2022. Mijëra sosh ishin vendosur në vitin 2020 në një hapësirë në Qendrën e Telemjekësisë në QKUK dhe nuk u përdorën asnjëherë. Të njëjtat kishin filluar të shpërndahen tek pas një kërkese të ish-ministrit Rifat Latifi për ta liruar këtë hapësirë të Telemjekësisë pasi aty parashihej të bëhej një Qendër e Simulimit.

Këtë e kishte konfirmuar vet MSH duke thënë se në atë depo kanë qenë rreth 1 mijë pajisje “Zero Client” të cilat i kishin kushtuar buxhetit të shtetit 490 Euro për një copë. MSH ishte arsyetuar në atë kohë se këto pajisje nuk kanë mundur të shpërndahen për shkak të pandemisë, ndonëse kontrata ishte nënshkruar në vitin 2018, pra rreth dy vjet para se Covid-19 të shfaqej në Kinë për herë të parë.

Këto pajisje ishin dorëzuar në fillim të vitit 2020 dhe sipas kontratës kishin garancion 3 vite, që i bie se tanimë atyre iu ka skaduar afati i garancionit.

Pajisjet e SISH-it që u blenë miliona euro nga MSH, u lanë në depo të QKUK-së për më shumë se dy vite

“Sa i përket periudhës së mirëmbajtjes ashtu siç është cekur edhe më herët, këto pajisje janë në kuadër të gradacionit pasi që në bazë të kontratës garancioni është 36 muaj nga data e liferimit”, thuhej në përgjigjen e MSH-së vitin e kaluar.

Tani meqë bëhet fjalë për të njëjtat pajisje “Zero Client” në tenderin 716 mijë Eurosh për mirëmbajtje dhe garancion, dhe pas interesimit të Gazetës Shneta për këtë çështje, MSH ka njoftuar se drafti i kontratës ende nuk është nënshkruar dhe se po analizohen të gjitha çështjet lidhur me këtë tender.

MSH ka njoftuar se Sekretari Naim Bardiqi ka ngritur këto dilema në lidhje me këtë tender në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik si dhe ka kërkuar asistencë nga programet të cilat e ndihmojnë MSH-në në këtë fushë.

“Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë i ka pranuar draft kontratën nga Divizioni i Prokurimit për nënshkrim. Disa nga çështjet që ju i keni ngritur dhe të tjera janë po ashtu dilema të Sekretarit për të cilat ka kërkuar informacione shtesë nga njësia e kërkesës. Po ashtu është kërkuar interpretim/opinion nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në lidhje me kompetencat e Sekretarit në ndërhyrje në ato procedura ku ka dilema, nëse i lejohet të njëjtit të ndërmarrë veprime apo nëse kjo është kompetencë ekskluzive e divizionit të prokurimit”.

“Për më tepër për të njëjtin aktivitet të prokurimit është kërkuar asistencë nga programet të cilat e ndihmojnë Ministrinë e Shëndetësisë në prokurim publik. Për momentin, Sekretari nuk ka vendosur se si do të veproj tutje me këtë kontratë, por do ti përmbahet këshillave që i pranon nga KRPP dhe këshilltarët për çështjet e prokurimit publik”, thuhet në përgjigjet e MSH-së.

MSH nuk ka sqaruar më shumë detaje edhe për pyetjet e Gazetës pse nuk ka pasur oferta tjera në këtë tender dhe pse është shpërblyer një operator meqë nuk ka pasur ofertues të tjerë.

Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga kompania “Infosoft Systems”. Redaksia që disa ditë është munduar të bie në kontakt me këtë kompani, e cila ndonëse fiton tendera milionësh çuditërisht nuk e ka në funksion asnjë email dhe as një numër telefoni.

Pas disa tentimeve, Gazeta ka siguruar një email të kësaj kompanie nga dokumentet e prokurimit ku janë dërguar pyetjet para dy ditësh por nga “Infosoft Systems” nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/

Vendimi i vitit 2023
Kontrata e vitit 2018
Kontrata e vitit 2018
Kontrata e vitit 2018

Pajisjet e SISH-it që u blenë miliona euro nga MSH, u lanë në depo të QKUK-së për më shumë se dy vite

Artikulli paraprakFerid Agani: Aktakuza ndaj meje ishte qartazi politike, për eleminim politik
Artikulli i rradhës Studim: Suplementet e vitaminës D mund të ulin rrezikun e sulmeve në zemër

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.