Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pajisjet e SISH-it që u blenë miliona euro nga MSH, u lanë në depo të QKUK-së për më shumë se dy vite

Lajme 04/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mijëra pajisje të SISH-it të blera nga Ministria e Shëndetësisë u lanë të papërdorura në një hapësirë të QKUK-së për më shumë se dy vite. Këto pajisje rrezikojnë t’ju skadojë afati i garancionit ende pa u vënë në funksion

Ministria e Shëndetësisë në vitin 2018 nënshkroi një kontratë me kompaninë “InfoSoft Systems” për blerjen e pajisjeve të Sistemit Informativ Shëndetësor. Kontrata me titull “Zgjerimi i Infrastrukturës Ekzistuese për SISH” në vlerë mbi 4.6 milionë Euro, parashihte blerjen e pajisjeve harduerike ‘Zero Clients’ për njësitë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar si dhe për Kujdesin Primar Shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.

Por shumica nga këto pajisje nuk u funksionalizuan kurrë. Mijëra pajisje ishin vendosur para dy viteve në një hapësirë në Qendrën e Telemjekësisë në QKUK dhe nuk u përdorën asnjëherë. Të njëjtat kanë filluar të shpërndahen tek pas një kërkese të ministrit Rifat Latifi, për ta liruar këtë hapësirë të Telemjekësisë pasi aty parashihet të bëhet një Qendër e Simulimit.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Shneta ka deklaruar se pajisjet kanë qenë të shpërndara në institucionet shëndetësore të kujdesit primar, në ambulancat specialistike të QKUK-së si dhe në Spitalin e Gjilanit në vitin 2019.

MSH dhe Departamenti i SISH-it nuk kanë lejuar që redaksia e Gazetës Shneta të marr pamje nga kjo hapësirë ku janë të vendosura pajisjet me arsyetimin se aty ka edhe dokumente tjera.

MSH e ka pranuar se pajisjet e SISH kanë mbetur për rreth dy vite të papërdorura në hapësirat e QKUK-së, por nuk e di saktë se sa pajisje janë të vendosura aty.

“Pajisjet në Telemjekësi janë pranuar në vitin 2020 në periudhën e pikut të pandemisë dhe për shkak të pandemisë dhe mos avancimit të sistemit të SISH nuk kanë qenë të përfunduara me rrjetëzim spitalet dhe QKUK, prandaj këto pajisje janë vendosur në zyrat e TCK-së të cilat kanë qenë në shfrytëzim të DSISH/MSH”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

“MSh ka krijuar grupin punues për regjistrimin e gjithë inventarit që ndodhet në këto hapësira (Vlera e një Zero client sipas kontratës ka qenë € 490.00 dhe në këto hapësira pajisjet të cilat duhej të shpërndahen janë jo më shumë 1.000 ZC dhe ka filluar shpërndarja)”, thuhet në përgjigje.

Këto pajisje do të mbeten edhe për një kohë të papërdorura pasi ende nuk është bërë shtrirja e rrjetit nëpër spitalet e përgjithshme dhe QKUK.

Pajisjet janë pranuar në fillim të vitit 2020, ndërsa periudha e garancionit të tyre është 3 vite, që i bie se garancioni i tyre mund të skadojë ende pa u vënë në funksion.

“Sa i përket periudhës së mirëmbajtjes ashtu siç është cekur edhe më herët, këto pajisje janë në kuadër të gradacionit pasi që në bazë të kontratës garancioni është 36 muaj nga data e liferimit”, kanë deklaruar nga MSH.

Kujtojmë se implementimi i Sistemit Informativ Shëndetësor ka filluar në vitin 2015 dhe deri më tani janë shpenzuar miliona euro nga Ministria e Shëndetësisë si dhe nga donacione të Qeverisë së Luksemburgut. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër pesë ditë 117 raste janë trajtuar në Emergjencë si pasojë e aksidenteve
Artikulli i rradhës 10 drejtorë të klinikave dhe spitaleve marrin vendimet për mandatin 3-vjeçar nga drejtori i SHSKUK-së

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.