Rasti i arrestimit të mjekëve pas vdekjes së foshnjës ka ngjallur shumë reagime. Së fundmi edhe ShSKUK-ja ka dalë me një reagim lidhur me këtë situatë.
Përmes një komunikatë për media QKUK-ja ka treguar se është duke e trajtuar me prioritet të lartë rastin që ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor dhe se po presin një raport të ekspertëve mjeko- ligjorë, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas tyre. derisa nuk ka ende një raport nuk mund të konkludohet nëse mjekët e kanë trajtuar rastin kanë kryer veprim që ka rrezikuar jetë.
Më tutje kanë thënë se raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat apo nuk ka vepruar sa e si duhet dhe se pa këto raporte çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar.
Postimi i plotë.
/Gazeta Shneta/




