Neuropsikiatri Jusuf Ulaj ka ndarë një këshilllë profesionale për farmacistët rreth medikamenteve që përdoren si stabilizuesve të humorit, ku këta të fundit i shohin si ilaçe vetëm për epilepsi.
Përmes një postimi në facebook, Ulaj është shprehur se mosdija e personave që shesin barna shpeshherë shkakton shqetësime të pacientët e sidomos në rastet kur pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të çregullimeve bipolare, depresionit, manisë apo ndonjë sëmundje tjetër, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas neuropsikiatrit, ilaçet Convulex apo Lamotrigine janë ilaçe të cilat psikiatri i jep si terapi ndihmëse për të stabilizuar humorin të rastet rezistente në kombinime të medikamenteve antidepresant dhe antipsikotikë për raste të caktuara bazuar në protokole dhe udhërrefyes. Mirëpo, disa farmacistë i shohin si ilaçe vetëm për epilepsi pasi që pacientët të cilët shkojnë për t’i blerë këto ilaçe nuk shpëtojnë nga pyetja “ A keni epilepsi?” apo edhe nga “këshilla” ti nuk dukesh kaq keq për këto doza dhe këtë medikament”.
Përmes reagimit të tij ia ka rikujtuar farmacistëve përgjegjësitë që u takojnë atyre si: ruajtja adekuate e medikamentit, përcjellja e datë së skadencës dhe sqarimin e rujtjes dhe përdorimit të medikamentit ashtu si rekomandon mjeku, ndërsa përgjegjësitë tjera i takojnë mjekut.
Postimi i plotë:
/Gazeta Shneta/




