Shoqata Down Syndrome Kosova ka reaguar ndaj dhunës fizike të raportuar ndaj një fëmije me sindromë Down.
Ata janë shprehur të shqetësuar për dhunën ndaj një fëmije me sindromë Down të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, shkruan Gazeta Shneta.
Përmes reagimit kjo shoqatë ka treguar se për rastin në fjalë është lajmëruar përmes medias sociale facebook dhe se ka dëshmitar i cilil është i gatshëm të dëshmojë para organeve kompetente. Sipas raportimit thuhet se personi I.B ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën.
Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook kemi pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë. Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën,- thuhet në njoftim.
Më tutje përmes reagimit shoqata ka treguar se ka tentuar të kontaktojë përfaqëuesit e OPFAKOS-it që ky rast të trajtohet sipas normave ligjore, mirëpo këta të fundit janë përgjigjur se nuk veprojnë nën ombrellën e OPFAKOS-it
Që nga pranimi i këtij informacioni, DSK ka provuar të kontaktoj përfaqësuesit e OPFAKOS ku ka kërkuar që organizata në fjalë të trajtoj rastin konform normave ligjore, por nga përfaqësuesit e tyre kemi marrë përgjigje që qendra e OPFAKOS në Pejë nuk vepron nën ombrellën e OPFAKOS. Deri më tani e kemi pasur të pamundur të kemi informacion mbi funksionimin e kësaj qendre në Pejë, ku e njëjta ka organizuar këtë aktivitet në Velipojë,- thuhet më tutje.
Po ashtu sipas njoftimit tregohet se prindi i fëmijës ndaj të cilit është ushtruar dhunë nuk ka pranuar që ta denoncojë personin në fjalë. DSK- ka njoftuar se edhe përkundër kësaj ata do të vazhdojnë me procedurat ligjore ndaj personit të akuzuar për dhunë dhe kanë kërkuar nga organet kompetente që ky rast t trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale.
Reagimi i plotë:
/Gazeta Shneta/




