Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përse mjekët mbathin nallane?

Jetë 10/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pothuajse nuk ka asnjë mjek i cili nuk i mbath këtë lloj këpuce, mirëpo përse i mbathin ato?

Si duket ekziston një sërë arsyesh përse nallanet janë më të preferuara nga mjekët dhe përse pa to nuk mund ta imagjinojnë punën e tyre.

Nallanet u mundësojnë infermiereve dhe mjekëve mbështetje e cila u ndihmon që të kenë më pak dhembje në këmbë, nyja, gjunjë dhe në kurriz, gjë që është shumë me rëndësi, sepse ata kalojnë mjaft kohë duke lëvizur në këmbë, ndonjëherë as që kanë shans për të pushuar.

Nallanet e mira janë dizajnuar në mënyrë speciale për punë në vendet të cilat nënkuptojnë qëndrim të gjatë në këmbë. Në situata të këtilla janë më të dobishme sesa atletet dhe këpucët, por gjithashtu janë të mbyllura dhe i mbrojnë gishtat, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ato janë të mbrojtura nga lëndimet eventuale për shkak të rënieve të objekteve, posaçërisht atyre të mprehta siç janë bisturitë e kirurgëve, goditjeve nga mjetet jo të mprehta dhe nga rrjedhja e lëngjeve të rrezikshme si edhe lëngjet trupore.

Nallanet nuk kanë rripa të komplikuar, andaj mbathja dhe zbathja është e lehtë dhe pa kurrfarë stresi dhe nevoje për t’u përkulur.

Nuk janë të gjitha nallanet njësoj të mira, andaj duhet kushtuar kujdes komforit, përkrahjes, sigurisë të cilën ofrojnë, stabilitetit si dhe në çfarë mase zvogëlojnë stresin.

Lloj i veçantë i nallaneve janë ato të kirurgëve, të cilat janë të punuara për mjekët dhe infermieret të cilët marrin pjesë në operacione.

Këto mbathje i mbajnë këmbët të pushuara edhe pas ndërresës prej 12 orësh, sepse eliminojnë dhembjen e shpinës. Janë të punuara kryesisht nga lëkura dhe lehtë pastrohen, ndërkaq materiali është cilësor dhe i rezistueshëm.

Nallanet janë të dobishme, sepse pengojnë rrëshqitjen, sepse në spitale dyshemeja vazhdimisht pastrohet. Kur personeli mjekësor ngutet që të arrijë te pacienti, është shumë me rëndësi që të mund të vrapojnë nëpër dysheme të lagësht kur e kërkon nevoja.

E fundit që u nevojitet mjekëve derisa vrapojnë për t’ua shpëtuar jetën pacientëve është që të mendojnë për atë se mund të rrëshqasin dhe të rrëzohen – apo që ajo vërtet edhe të ndodhë./Telegrafi/

Artikulli paraprakDSK-ja paralajmëron padi ndaj përfaqëusuesit të OPFAKOS-it: Sulmoi me dhunë fizike dhe e hodhi në ujë fëmijën me sindromë Down
Artikulli i rradhës Dështon mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.