Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK e konfirmon se avokati Berisha po trajtohet në Klinikën e Kardiologjisë

Lajme 13/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra për informim e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka konfirmuar se avokati Besnik Berisha është duke marrë trajtim mjekësor në Klinikën e Kardiologjisë.

“Zyra për informim ju konfirmon se po merr trajtim shëndetësor në Klinikën e Kardiologjisë”, ka thënë Zyra për Media e SHSKUK-së për Gazetën Express.

Avokati Berisha është pranuar në Kardiologji pasi u arrestua sot nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi për realizimin e një aksioni me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave. Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, avokati Besnik Berisha dhe N.Xh., I.S., dhe R.C.

Prokuroria informoi se të njëjtit dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Avokati mbrojtës i Berishës, Naim Rudari, konfirmoi ndalimin e tij në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Artikulli paraprakKuvendi e miraton Ligjin për çmimin e barnave, Vitia: Nisi epoka e mbrojtjes nga abuzimi me çmimet
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.