Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacienti qëndroi i shtrirë në dyshemenë e Spitalit të Mitrovicës, drejtoria e spitalit sqaron rastin

Lajme 15/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të mërkurën në njërin prej reparteve të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, një pacient u pa i shtrirë në dysheme i rrethuar nga punëtorët shëndetësorë, ndërsa asnjëri nuk i ofronte ndihmën e nevojshme.

Në lidhje me këtë rast, Telegrafi ka kërkuar sqarime nga drejtoria e këtij spitali.

Në një përgjigje nga reparti i Urologjisë thuhet se infermieri i ndërrimit është marrë me rastin në fjalë.

Sipas tyre infermieri Haki Kadriu ka dalë në korridor dhe e ka marrë pacientin për ta ulur në një karrige të korridorit, derisa të lirohej urologu, i cili ishte në sallë të operacionit.

Më pas, thuhet se kryeinfermieri e ka marrë pacientin dhe e ka shtrirë në dhomën ku i realizojnë vizitat.

“Po sa është liruar urologu, e ka kontrolluar pacientin në fjalë i cili ka qenë i kateterizuar. Kërkesa e pacientit ka qenë t’i largohet kateteri urinar dhe pas kontrollës i është realizuar, me insistimin e pacientit”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së Spitalit, për Telegrafin.

Ndërsa, drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka thënë se infermierët që shihen në videon e publkuar në rrjetet sociale janë praktikantë.

Zhubi tha se ata duhet të japin përgjigje tek mbikëqyrësit e tyre.

“Sa i përket infermierëve që shihen në video janë praktikante të infermierisë të cilat po ashtu duhet të japin një përgjigje mbikëqyrëses së tyre, respektivisht instruktorit të tyre që i udhëheq në praktikë”, ka thënë Zhubi.

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakFluks i fëmijëve në pediatri shkaku i temperaturave të larta, kërkohet kujdes në ushqime
Artikulli i rradhës Metoda për të plotësuar boshllëqet në ndërgjegjësimin rreth simptomave të kancerit të gjakut

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.