Gjatë verës ku mbizotërojnë temperatura të larta, rekomandohet që t’i kushtoni kohë më të veçantë bebit tuaj. Për këtë arsyje, më poshtë po listojmë disa këshilla sesi të kujdeseni për bebin tuaj gjatë verës.
1.Zgjidhni rroba të rehatshme
Rrobat e pambukut janë absorbuesit më të mirë të djersitjes, pasi thithin lagështinë dhe e lënë atë të thahet. Kjo pasi, nëse lëkura e bebit është e lagësht për një periudhë më të gjatë, bebi është i prirur për të marrë skuqje në lëkurë shkruan Baby Center, transmeton Gazeta Shneta.
2.Vendosni një kapelë
Një kapelë për bebin tuaj mund t’i ndihmojë për të qëndruar e freskët dhe të e mbroj lëkurën e njomë nga rrezet e diellit.
3.Qëndroni në shtëpi gjatë pikut të vapës (10:00-16:00)
Nëse mundeni preferohet që gjatë kësaj periudhe të shmangni daljet në intervalin nga ora 10:00-16:00 për shkak të temperaturave të larta. Kur të dilni jashtë vendosni një çarçaf të pambukur në ndenjësen e karrocës së bebit. Kjo pasi, ajo do të parandalojë që lëkura e fëmijës suaj të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me pëlhurën sintetike.
4.Gjeni një kohë të përshtatshme për të lënë bebin tuaj pa pelenë
Nëse mundeni, zgjidhni një kohë të përshtatshme të ditës për ta lënë fëmijën tuaj të jetë pa pelenë. Pelenat mund ta mbajnë bebin tuaj mjaft të ngrohtë në mot të nxehtë dhe ta bëjnë atë të djersitet në pjesën e belit dhe të këmbëve.
5.Mbajeni bebin tuaj të hidratuar
Bebet mund të dehidratohen shumë më shpejt sesa të rriturit, ndaj konsideroni të nevojshme ujin apo gjidhënien.
6.Mbani larg mushkonjat
Mushkonjat përhapin sëmundje si malaria dhe dengoja, andaj ka shumë mënyra për të mbrojtur fëmijën tuaj nga pickimi i mushkonjave, si përdorimi i rrjetës së mushkonjave ose aplikimi i një mjeti kimik kundër atyre. /Gazeta Shneta/


