Pak më parë Spitali i Gjakovës njoftoi se janë ndërprerë operacionet e planifikuara si pasojë e temperaturave të larta si dhe pushimeve vjetore.
Lidhur me këtë vendim Gazeta Shneta ka kontaktuar drejtorin e Spitalit të Gjakoës “ Isa Grezda” dr. Jeton Zarari i cili ka treguar se ky vendim ka qenë i domosdoshëm dhe i imponuar për shkak të numrit të vogël të stafit.
“Është një vendim i imponuar pasi kemi mungesë të vogël të stafit dhe personat shëndetësorë kanë të drejtën e pushimit vjetor. Kemi një numër të vogël të anesteziologëve. Janë anuluar vetëm operacionet e planifikuara ndërsa operacionet urgjente padyshim që do të trajtohen,- bëri të ditur z. Zarari.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër./Gazeta Shneta/




