Dje është mbajtur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi ku kanë raportuar Bordi dhe drejtori i ShSKUK-së dr. Elvir Azizi.
Lidhur me këto raportime deputeti Bekim Haxhiu ka ngritur çështje rreth përkeqësimit të gjendjes në shëndetësi dhe ShSKUK, si dhe shumë shkelje të evidentuara nga auditori, shkruan Gazeta Shneta.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social ai ka numëruar këto çështje. Sipas Haxhiut raporti i aludimit për ShSKUK-në në vitin 2019 ka qenë pa vërejtje, ndërsa në dy vitet e fundit janë evidentuar miliona euro keqpërdorime dhe keqmenaxhim.
Sipas raportit të zyrës kombëtare të auditimit për ShSKUK-n për vitin 2019 ishte raport pa vërejtje, ndërsa në dy vitet e fundit janë evidentuar miliona euro keqperdorime dhe keqmenaxhim.
Probleme tjera janë edhe rritja e mungesës së furnizimit me barna, moslicensimi i Klinikave dhe Spitaleve publike, ikja e mjekëve shëndetësorë etj,
Nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj ministrit Vitia siç është vendosja e njerëzve të afërt të tij në pozitat kyçe të ShSKUK-së si dhe shpërndarja e testit kanditatëve në konkursin për infermierë ku kjo e fundit sipas Haxhiut është shkelje ligjore dhe vepër penale dhe e denueshme për shkak të cenimit të barazisë në konkurim.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, raportuan Bordi dhe drejtori i ShSKUK-së.
Gjatë diskutimit tim kam ngritur disa çështje rreth përkeqësimit të gjendjes në shëndetësi dhe ShSKUK, si dhe shumë shkelje të evidentuara nga auditori.
Sipas raportit të zyrës kombëtare të auditimit për ShSKUK-n për vitin 2019 ishte raport pa vërejtje, ndërsa në dy vitet e fundit janë evidentuar miliona euro keqperdorime dhe keqmenaxhim.
Sipas zyrës kombëtare të auditimit:
Në dy vite e fundit 2021-2022 në vlerë 14.7 milionë euro, mungon raporti i pranimit te mallit nga menaxherët e kontratave.
Në dy vite e fundit 2021-2022 në vlerë 4.1 milionë euro urdhër-blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit.
Listat e pritjes për operacione dhe referime jashtë vendit janë rritur krahasuar me vitet e kaluara.
Mungesa e furnizimit me barna është rritur.
Mos licencimi i Klinikave dhe Spitaleve publike mbetët problematik në sistemin shëndetësor.
Shqetësuese mbetët dukuria e ikjes së mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor nga institucionet publike dhe jashtë vendit.
Kërkesa e infermierëve për rritje të shumës së kujdestarisë 100%, pagesa për rrezikshmëri dhe punë gjatë vikendeve.
Shperndarja e testit kandidatëve në konkursin për infermierë, është shkelje ligjore dhe vepër penale dhe e denueshme për shkak të cenimit të barazisë në konkurim.
Çështje tjetër që ka shkaktuar pakënaqësi në Fakultetin e Mjekësisë është Ligji i Pagave, pasi që profesorët specialist të mjekësisë pagen primare e kanë në shëndetësi dhe sekondare në arsim dhe kjo rrezikon mosakreditim për programet mjekësore në kuadër të UP.
Vendosja në dy pozita kyqe në SHSKUK, kryesuesin e Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i njerëzve të afërt të ministrit Vitia tregon se qëllimi i kësaj Qeverie është kapja e institucioneve për interesa të grupeve të caktuara të interesit, dhe jo zgjidhja e problemeve në sektorin e shëndetësisë.
/Gazeta Shneta/




