Temperaturat e larta si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore kanë përfshirë vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi kanë apeluar prindërit që të kenë kujdes për fëmijët.
Përmes një postimi MSh-ja ka rënditur disa këshilla për prindërit që të mbrojnë fëmijët nga temperaturat e larta, shkruan Gazeta Shneta.
Këto janë këshillat që ka listuar MSh-ja:
- Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;
- Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;
- Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;
- U jepni ujë rregullisht;
- Pastroni rregullisht.
- Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det 🏖
- Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;
- Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;
- Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;
- Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht. /Gazeta Shneta/



