Ministri i Shëndetësisë ka vazhduar me vizitat në klinikat e ndryshme në QKUK. Sot ai ka vizituar Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji.
Drejtorsha e kësaj klinike dr. Dr Fitore Komoni e njoftoi ministrin Viia se janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të marr shërbime në këtë klinikë, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas raportit të punës, përgjatë 6 mujave të parë të këtij viti, janë realizuar 1 mijë e 33 gastroskopi dhe 709 kolonoskopi.
Ministri Vitia tha se Ministria e Shëndetësisë mbetet e angazhuar që të krijojë parakushte sa më të favorshme për qytetarët që marrin shërbime në institucionet publike. Ai kërkoi nga stafi udhëheqës që t’i adresojnë të gjitha kërkesat të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, sidomos në rastet kur kërkesat për diagnostikim dhe trajtim të pacientëve janë më të shpeshta./Gazeta Shneta/




