Rreth vendimit për shtyrjen e operacioneve në Spitalin e Gjakovës ka reagur ish ministri i shëndetësisë Armend Zemaj.
Dje u bë e ditur se operacionet e planifikuara në Spitalin e Gjakovës do të shtyhen për shkak të temperaturave të larta, pushimeve vjetore dhe numrit të vogël të personelit shëndetësor. E lidhur me këtë vendim ka reaguar ish ministri Zemaj duke e quajtur këtë një vendim të papranushëm, të dëmshëm dhe skandaloz, shkruan Gazeta Shneta.
Përmes një postimi në facebook Zemaj ka thënë se ky vendim është për keqardhje për një shoqëri që problemin më të madh e ka mbijetesen.
Një vendim i tillë është për keqardhje për një shoqëri që problemin më të madh e ka mbijetesën, mirëqenien dhe qasjen minimale për shërbime shëndetësore.
Hiq më larg se dje, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale adresuam problemet e shumta, ku njëra ndër to ishte edhe lista e gjatë e pritjes për të marrë shërbimet shëndetësore. E zotimi i pushtetit ishte që do të angazhohen në këtë drejtim, ndërsa nuk vonon shumë Spitali i Gjakovës, që është nën menaxhim të pushtetit merr një vendim krejt të kundërt nga zotimi i udhëheqësve të tyre, – shkruan ai.
Ai këtë postim e ka filluar me pyetje ironizuese me ministrin Vitia e njëra nga ato pyetje ka qenë a do jesh ministër a do të jesh ministër edhe kur të jenë temperaturat e ulëta?
O ministër i shëndetësisë, a je gjallë?
A mos ke dhënë prapë dorëheqje?
Nëse po, a kthehesh prapë ministër?
Nëse jo, a je ministër edhe kur janë temperaturat e larta?
A do të jesh ministër edhe kur të jenë temperaturat e ulëta?
Ku je ministër i vendimeve që e dëmtojnë shëndetin dhe nuk ofrojnë shërbime për pacientët?, – e fillon postimin z. Zemaj
Postimi i plotë:
/Gazeta Shneta/




