Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foshnja në rrobalarëse: Ish-drejtoresha e infermierisë në Spitalin e Pejës synon të kthehet në pozitë përmes gjykatës

Lajme 24/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Pejë, ka aprovuar në tërësi padinë e paditëses Hidajete Krasniqi për anulimin e vendimit nga shkarkimi i pozitës si drejtoreshë për Infermieri, e cila ishte shkarkuar nga kjo pozitë pas incidenti ku dyshohet se një foshnje të pajetë ishte futur në rrobalarëse bashkë me çarçafët e spitalit.

Këtë vendim e ka marrë gjyqtarja i kësaj e çështjes, Afërdita Mulhaxha, me 4 korrik 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, sipas dispozitivit të aktgjykimit gjykata ka aprovuar në tërësi kërkesëpadinë e paditëses Hidajete Krasniqi, si dhe ka vërtetuar se vendimi i drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, nr.338/5 i 27 dhjetorit 2022, me të cilën paditësja shkarkohet nga vendi i punës si drejtoreshë e Infermiereve dhe që u sistemua në vendin e punës si Infermiere në Komisionin e Kontrollit të Infeksioneve Intrahospitalore, si dhe vendimi i Komisionit për Zgjedhjen e Kontesteve dhe Ankesave me të cilën ishte refuzuar ankesa e paditëses janë të kundërligjshëm.

Sipas aktgjykimit, në shkarkimin e saj drejtori Ekzekutiv, e kishte bërë kinse në pajtim me kompetencat e tij nga nenet e statutit të Spitalit të Përgjithshëm, me pretekst dhe arsyetim se pas gjendjes se krijuar në atë spital është bërë gabim me rastin e ngatërrimit të vendosjes me shtojcave dhe mbulojave të spitalit dhe të foshnjës në rrobalarësen e spitalit. Me ç’rast këtij institucioni publik shëndetësor dukshëm i është dëmtuar reputacioni ti tij, për shkak të dështimit të mbikëqyrjes dhe kontrollit të brendshëm nga kompetentet dhe për shkak të dështimit dhe vonesës e implementimit të vendimit të ekzekutivit për ndërmarrje të masave në lidhje me rastin e fetusit të vdekur.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se paditësja e pakënaqur me këtë vendim brenda afatit ligjor ushtron ankesë në Komisionin për Zgjedhjen e Kontesteve dhe të Ankesave, mirëpo ky komision me vendim e refuzon në tërësi ankesën e paditëses.

Gjykata në këtë çështje kontestimore me qëllim të vërtetimit të plotë të gjendjes faktike e me propozimin e palëve ka zhvilluar procedurën e provave, dhe me vlerësimin e tyre veç e veç, duke u mbështetur në dispozitat e nenit 8 të LPK-së, arriti në përfundim me këtë çështje juridiko-civile, duke vendosur sipas dispozitivit të aktgjykimit.

Më arsyetimin e vendimit thuhet se është vërtetuar se drejtori Ekzekutiv i të paditurës në mbështetje të dispozitës 16 dhe 22 të statutit të spitalit, ka shkaktuar paditësen nga pozita e drejtoreshës për Infermieri në atë spital dhe ka sistemuar atë në Infermiere në Komisionin e Kontrollit të Infeksioneve Intrahospitalore, me arsyetimin se për shkak të gjendjes së krijuar në atë spital.

Gjithashtu ishte vërtetuar se paditësja kundër atij vendimi në afat ligjor ka ushtruar ankesë me pretendimin se vendimi i drejtorit Ekzekutiv i të paditurës është i padrejtë, jo ligjor dhe diskriminues.

Sipas aktgjykimit, gjykata duke vendosur lidhur me ligjshmërinë e vendimit të kontesuar me të cilin vendim paditësja ishte larguar nga pozita e saj, duke u mbështetur në dispozitat e neneve 45,47,48,67,72.1, të ligjit për Zyrtarë Publik, erdhi në përfundim se vendimet e kontesuara janë të padrejta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore të lartcekura dhe se kërkesa e paditëses është e bazuar.

Tutje në vendim thuhet se gjykata nuk kishte ndërhyrë në ligjshmërinë e të paditurës për shkak të shkarkimit të paditëses nga pozita, për arsyet e skandalit të ditur botërisht, gjendjes se krijuar për shkak të vendosjes së foshnjës së vdekur në rrobalarëse si dhe gjykata nuk është kompetent për të vendosur se e paditura ka vepruar me qëllim të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm, mbrojtjes së reputacionit të këtij spitali.

Gjykata ka vendosur nëse e paditura kishte nxjerrë vendim të ligjshëm për shkarkim apo ndërprerjes së kontratës së punës së paditëses, dhe në qoftë se vërteton se vendimi i të paditurës është i padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, ta anulojë një vendim të tillë dhe ta detyrojë të paditurën si punëdhënëse që të ekzekutojë vendimin e kontesuar dhe paditësen ta sistemon në të njëjtën pozitë sipas kontratës së punës.

Dhe sipas kësaj gjykata pas vërtetimit të gjendjes faktike erdhi në përfundim se kërkesëpadia e paditëses është në tërësi e bazuar sepse me provat e administruara është vërtetuar se e paditura si punëdhënëse pa kurrfarë baze dhe arsyetimi ligjor, ka nxjerrë një vendim të kundërligjshëm.

Sipas vendimit, gjykata ka gjetur se e paditura ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme edhe me rastin e seleksionimit të personave përgjegjës, lidhur me incidentin e ndodhur, duke larguar paditësen nga pozita e Drejtoreshës së Infermierëve, pra, sipas gjykatës nuk ishte respektuar Organo-grami për Sistemimin e Vendeve të Punës.

Ndryshe, paditësja Hidajete Krasniqi më 2 shkurt 2023, ka ushtruar padi kundër të paditurës Spitali i Përgjithshëm Pejë, duke kërkuar për anulimin e vendimit, me të cilën paditësja shkarkohet nga vendi i punës si drejtoreshë e Infermiereve në këtë spital.

Sipas padisë, paditësja ka qenë në marrëdhënie punë tek e paditura me vendimin e punës drejtoreshë për Infermieri, në kohë të caktuar nga data 15 tetor 2020, e deri me datë 14 tetor 2023, në bazë të kontratës së punës me kohë të caktuar.

Gjithnjë sipas padisë, drejtori ekzekutiv i të paditurës me vendimin e datës 27 dhjetor 2022, paditësen Krasniqi, e shkarkon nga punët dhe detyrat e punës së Drejtoreshës për Infermieri, dhe e sistemon në punë dhe detyra të punës të Infermieres në Komisionin e Kontrollit të Infeksioneve Intrahospitalore.

Në padi thuhet se, paditësja e pa kënaqur me këtë vendim, me qenë se nuk e konsideron vetëm përgjegjëse për gabimin e ndodhur si dhe veprimet e duhura të saj të ndërmarra pas incidentit të krijuar në spital, brenda afatit ligjor ushtron Ankesë në Komisionin për Zgjedhjen e Kontesteve dhe të Ankesave, tek e paditura për shkak të zbatimit të gabueshëm të dispozitave të Statutit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, dhe për shkak të mungesës së arsyetimit të vendimit.

Me këtë padi paditësja kishte kërkuar që t’i aprovohet kërkesëpadia si e bazuar, si dhe të vërtetohet se vendimi i Drejtorit Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, me të cilën paditësja ishte shkarkuar nga vendi i punës si Drejtoreshë për Infermieri, si të kundërligjshëm dhe nuk prodhojnë asnjë efekt juridik./BetimipërDrejtësi.

Artikulli paraprakStudim: Si ndikon sistemi imunitar në sëmundjen e Parkinsonit?
Artikulli i rradhës Gjinekologu i arrestuar muajin e kaluar denoncohet sërish për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.