Të gjithë e dinë që nënat janë heronj. Ndërrimi i pelenave, orari i ngjeshur dhe përpjekjet për të mbajtur higjienë personale janë vërtet punë të vështira.
Kujdesi për fëmijën është vërtet një punë me orar të plotë; në fakt, është ekuivalent me mbajtjen e 2.5 punëve përnjëherë, sipas hulumtimeve të fundit, ku sugjerohet se detyrat prindërore iu marrin nënave 98 orë kohë brenda një jave, shkruan New York Post, transmeton Gazeta Shneta.
Një sondazh me 2000 nëna amerikane të fëmijëve të moshës pesë deri në 12 vjeç analizoi orarin e tyre javor.
Studimi, i kryer nga kompania e lëngjeve Welch’s , zbuloi se koha mesatare kur nënat e “fillojnë orarin e punës” është ora 6:30 të mëngjesit dhe e vazhdojnë deri në orën 20:31. Pasi të ketë mbaruar të gjitha detyrat, qofshin ato të lidhura me karrierën apo prindërimin, ajo përfundon punën e saj në orën 20:31.
Kjo sasi kohore nënkupton se nënat punojnë 14 orë në ditë për shtatë ditë të javës – pra më gjatë sesa orari i një “pune normale”.
Studimi gjithashtu ka zbuluar se 40% e nënave ndihen sikurse jeta e tyre është e dominuar nga një listë me detyra e cila nuk përfundon kurrë. Vlen të ceket se këto nuk janë hulumtimet e para që e zbulojnë punën e rëndë të nënave, sepse edhe studimet e mëhershme e kanë konstatuar këtë.
Rezultatet e sondazhit nxjerrin në pah se sa kërkues mund të jetë roli i nënës dhe breshëria e pandërprerë e detyrave nga të cilat përbëhet,/Gazeta Shneta/


