Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Varus KS” ia tërheq autorizimin “Pharma Leader-it”, MSH refuzon t’ia nënshkruaj kontratat për interferon

Lajme 24/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është anuluar dhënia e kontratës për dy lote për furnizim me produktin “Interferon” nga kompania “Pharma Leader”. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kontrata është rikthyer në Divizionin e Prokurimit.

Gazeta Shneta ditë më parë ka raportuar se si Ministria e Shëndetësisë ia dha dy lote në vlerë mbi 838 mijë kompanisë “Pharma Leader”, të cilën ministri Arben Vitia dhe Sekretari Naim Bardiqi e kishin akuzuar për falsifikim të dokumentit në tenderin për insulina. Por rreth tri javë pas këtij shkrimi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nënshkrimi i këtyre kontratave është anuluar.

MSH e shpërblen me dy lote mbi 838 mijë Euro kompaninë të cilën Vitia dhe Bardiqi e akuzuan për falsifikim në tenderin për insulina

MSH ka njoftuar sot se dy lotët për furnizim me produktin Interferon beta 1a 22mcg dhe Interferon beta 1a 44mcg, do të kthehen në pikën zero pasi ky institucion ka refuzuar të nënshkruaj kontratën me kompaninë “Pharma Leader”.

Sipas MSH-së refuzimi ka ndodhur pasi kompania “Varus KS SHPK” e cila e përfaqëson prodhuesin e këtij ilaçi në Kosovë, e ka tërhequr autorizimin për kompaninë “Pharma Leader”.

“Ministria e Shëndetësisë refuzon nënshkrimin e këtyre dy kontratave për shkak se përfaqësuesi për Kosovë i prodhuesit Varus KS SHPK e ka tërhequr autorizimin për operatorin ekonomik për të furnizuar Ministrin e Shëndetësisë për shkak te ngjarjeve në të cilat ka qenë i përfshirë ky operator në të kaluarën me dokumente të falsifikuara, për çka autorizuesi Varus KS ShPK ka konsideruar se për çështje të integritetit dhe parimeve të etikës e tërheqë me veprim të menjëhershëm autorizimi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga MSH kanë njoftuar poashtu se kontrata është kthyer tek Divizioni i Prokurimit dhe është kërkuar që të bëhet furnizimi i menjëhershëm.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga MSH:

Lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga L.E”, me numër të prokurimit: 206-23-1646-1-1-1, përkatësisht lot 1-Interferon beta 1a 22mcg dhe lot 2-Interferon beta 1a 44mcg, Ministria e Shëndetësisë refuzon nënshkrimin e këtyre dy kontratave për shkak se përfaqësuesi për Kosovë i prodhuesit Varus KS SHPK e ka tërhequr autorizimin për operatorin ekonomik për të furnizuar Ministrin e Shëndetësisë për shkak te ngjarjeve në të cilat ka qenë i përfshirë ky operator në të kaluarën me dokumente të falsifikuara, për çka autorizuesi Varus KS ShPK ka konsideruar se për çështje të integritetit dhe parimeve të etikës e tërheqë me veprim të menjëhershëm autorizimin.

Kjo kontratë është rikthyer te Divizioni i Prokurimit në MSh dhe është kërkuar që të veprohet menjëherë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me barna për pacientët në përputhje me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.

Artikulli paraprakTë qenit nënë është e barabartë me të qenit e punësuar në gati tri vende pune njëkohësisht
Artikulli i rradhës Një studim i ri zbulon se kequshqyerja gjatë shtatzënisë rrit incidencën e diabetit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.