Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të qenit nënë është e barabartë me të qenit e punësuar në gati tri vende pune njëkohësisht

Jetë 24/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë e dinë që nënat janë heronj. Ndërrimi i pelenave, orari i ngjeshur dhe përpjekjet për të mbajtur higjienë personale janë vërtet punë të vështira.

Kujdesi për fëmijën është vërtet një punë me orar të plotë; në fakt, është ekuivalent me mbajtjen e 2.5 punëve përnjëherë, sipas hulumtimeve të fundit, ku sugjerohet se detyrat prindërore iu marrin nënave 98 orë kohë brenda një jave, shkruan New York Post, transmeton Gazeta Shneta.

Një sondazh me 2000 nëna amerikane të fëmijëve të moshës pesë deri në 12 vjeç analizoi orarin e tyre javor.

Studimi, i kryer nga kompania e lëngjeve  Welch’s , zbuloi se koha mesatare kur nënat e “fillojnë orarin e punës” është ora 6:30 të mëngjesit dhe e vazhdojnë deri në orën 20:31. Pasi të ketë mbaruar të gjitha detyrat, qofshin ato të lidhura me karrierën apo prindërimin, ajo përfundon punën e saj në orën 20:31.

Kjo sasi kohore nënkupton se nënat punojnë 14 orë në ditë për shtatë ditë të javës – pra më gjatë sesa orari i një “pune normale”.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se 40% e nënave ndihen sikurse jeta e tyre është e dominuar nga një listë me detyra e cila nuk përfundon kurrë. Vlen të ceket se këto nuk janë hulumtimet e para që e zbulojnë punën e rëndë të nënave, sepse edhe studimet e mëhershme e kanë konstatuar këtë.

Rezultatet e sondazhit nxjerrin në pah se sa kërkues mund të jetë roli i nënës dhe breshëria e pandërprerë e detyrave nga të cilat përbëhet,/Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak5 stërvitje për të ulur nivelet e kolesterolit të lartë
Artikulli i rradhës “Varus KS” ia tërheq autorizimin “Pharma Leader-it”, MSH refuzon t’ia nënshkruaj kontratat për interferon

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.