Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave,sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasiqë parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndermjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare./Gazeta Shneta/



