Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Stomatologëve ka një paralajmërim për anëtarët të cilët mashtrojnë me titujt specialistik

Lajme 27/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Stomatologëve të Kosovës bërë një njoftim publik për qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve me reklamat e disa prej anëtarëve të saj kinse kanë tituj profesional dhe specialistik, pa e kryer ende specializimin.

OSK ka paralajmëruar anëtarët e saj të cilët keqpërdorim titullin “specialist i stomatologjisë”, pa qenë fare i tillë, se do të ndërmerren masa sipas legjislacionit të odës, shkruan Gazeta Shneta.

“Oda e Stomatologëve të Kosovës i kujton të gjithë anëtarët se përdorimi i titujve në mënyrë të padrejtë ose për qëllime tregtare, dhe sidomos nëse nuk kanë kualifikimet e nevojshme dhe titujt e merituar ligjërisht, është një shkelje serioze e ligjit dhe kjo është e dënueshme sipas legjislacionit aktual dhe Oda e Stomatologëve të Kosovës do të ndërmarrë të gjitha hapat etik dhe ligjor për të trajtuar këto raste”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim publik për anëtarët që përdorin tituj fiktivë

Të nderuar anëtarë,

Oda e Stomatologëve të Kosovës dëshiron të njoftojë opinionin publik për një fenomen jo të rrallë që ka ardhur në vëmendjen tonë. Kemi vënë re se disa anëtarë përdorin tituj fiktivë në rrjetet e tyre sociale në mënyrë të padrejtë me qëllim të dezinformimit të qytetarëve rreth shërbimeve stomatologjike që ofrojnë. Këto praktika shpesh përfshijnë përdorimin e titullit “specialist” edhe pse këta persona janë ende në proces të specializimit, si dhe përdorimin e titujve të ndryshëm profesional/specialistik që nuk përkojnë me titullin e licencës së tyre të punës dhe raste të tjera të ngjajshme.

Oda e Stomatologëve të Kosovës i kujton të gjithë anëtarët se përdorimi i titujve në mënyrë të padrejtë ose për qëllime tregtare, dhe sidomos nëse nuk kanë kualifikimet e nevojshme dhe titujt e merituar ligjërisht, është një shkelje serioze e ligjit dhe kjo është e dënueshme sipas legjislacionit aktual dhe Oda e Stomatologëve të Kosovës do të ndërmarrë të gjitha hapat etik dhe ligjor për të trajtuar këto raste.

Me këtë njoftim, Oda e Stomatologëve të Kosovës bën thirrje për të gjithë ata që janë duke përdorur tituj fiktivë të kuptojnë se ky është një paralajmërim publik dhe mundësi e fundit për të korigjuar sjelljen e tyre. Ne shpresojmë që të gjithë anëtarët t’a kuptojnë këtë njoftim si shenjë paralajmëruese dhe të marrin masat e duhura për të shmangur veprimet e paligjshme në të ardhmen.

Oda e Stomatologëve të Kosovës

Artikulli paraprakUjë me sheqer për tensionin e ulët, trajtimin e helmimit dhe dhimbjet e barkut
Artikulli i rradhës Pas raportimeve të mendimeve për vetëvrasje Mbretëria e Bashkuar vë në shqyrtim ilaçet Ozempic dhe Saxenda

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.