Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ujë me sheqer për tensionin e ulët, trajtimin e helmimit dhe dhimbjet e barkut

Jetë 27/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë disa probleme të zakonshme shëndetësore, të cilat me pak dituri mund të trajtohen shumë lehtë duke i larguar menjëherë përmes disa kurave të thjeshta natyrale.

Shpesh ndodh që për arsye të ndryshme të kemi probleme me tensionin e ulët papritur, në momentin kur ngrihemi me shpejtësi nga vendi ku jemi ulur, marramendje apo të ndiejmë këputje të pashpjegueshme gjatë ditës.

Ndodh që pa dashur të konsumojnë një ushqim të prishur, i cili ndikon menjëherë negativisht tek organizmi duke shkaktuar helmim, e për pasojë të vjella dhe lodhje të trupit. Por edhe ftohtje, dhimbje barku apo diarre, të cilat ndonjëherë bëhen të padurueshme e shumë të sikletshme.

Për të treja këto probleme, pra, tensionin e ulët momental, helmimin nga ushqimi dhe dhimbjet e barkut gjithashtu ka një zgjidhje natyrale.

Lehtësimi përmes ujit me sheqer

Me dy përbërës të thjeshtë që gjenden në çdo shtëpi, pa asnjë shpenzim e kosto mund të përdorni një trajtim shumë të thjeshtë dhe popullor, i cili sjell një lehtësim të menjëhershëm ndërsa i jep mundësi organizmit që të rikuperohet.

Ky trajtim është përdorur në kohë si një serum natyral sidomos në rastet e helmimit nga ushqimi.

Uji me sheqer rekomandohet edhe për sportistët që bëjnë aktivitet intensive fizik pasi u jep energji dhe rigjallëron organizmin.

Përdorimi

Mjafton të hidhni një një lugë çaji e pak me sheqer në një gotë me ujë, treteni mirë përmes një luge dhe më pas pijeni, sapo të ndjeni se keni marramendje apo tension të ulët.

Në rastet e helmimit nga ushqimi, pas problemeve që do të ndjeni si dhimbje barku apo të vjella, si fillim, rekomandohet që të pini thjeshtë ujë të ngrohtë (2 apo 3 gota), i cili do të provokojë të vjella në mënyrë që organizmi të pastrohet.

Pini më pas nga pak një gotë ujë me sheqer dhe qendroni shtrirë në mënyrë që organizmi të qetësohet dhe të rikuperohet.

Dhe pas disa orësh mund të pini sërish edhe një gotë tjetër ujë me sheqer.

Edhe në rastet e dhimbjeve të barkut mund të pini një apo dy gota ujë me sheqer në distancë kohore prej disa orësh dhe do të ndjeni lehtësim.

Në rastin e dhimbjeve të forta dhe të vazhdueshme duhet t’i drejtoheni patjetër mjekut për një këshillë dhe trajtim të specializuar./AgroWeb.org

Artikulli paraprakMinistri Vitia pi duhan brenda hapësirës së mbyllur të një lokali
Artikulli i rradhës Oda e Stomatologëve ka një paralajmërim për anëtarët të cilët mashtrojnë me titujt specialistik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.