Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas zbulimit për nepotizëm në QKMF Shtime – Anulohet konkursi ku u pranua si mjek nipi i kryetarit dhe vëllai i drejtoreshës

Lajme 27/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
QKMF- Shtime
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është anuluar konkursi për pozitën e ‘doktorit të Mjekësisë së Përgjithshme’ për Qendrën e Mjekësisë Familjare ‘Vezir Bajrami’ në Shtime pas ankesës së një kandidate për nepotizëm, shkruan Insajderi.

Në konkursin e hapur me 20 prill 2023 nga Komuna e Shtimes për katër doktorë të Mjekësisë së Përgjithshme, pas intervistës me gojë dhe testit me shkrim u përzgjodhën katër kandidatë.

Në mesin e kandidatëve fitues ishte vëllai i kryetarit Qemajl Aliu, Agon Aliu, dhe vëllai i UD drejtoreshës së QKMF’së, Pranvera Bajrami, Qëndrim Bajrami.

Por, pas shpalljes së këtyre rezultateve, kandidatja që nuk u pranua në këtë konkurs, Ermira Bajrami bëri ankesë tek Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave.

Në ankesën e siguruar nga Insajderi, thuhet se Ermira Bajrami kishte parë administratoren afër një kandidati duke ia treguar përgjigjet.

Katër ditë më vonë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave aprovoi pjesërisht ankesën e Ermira Bajramit, anuloi vendimin për pranim të Komisionit përzgjedhës dhe anuloi në tërësi konkursin.

Në vendimin e KSHA thuhet se pretendimet e ankueses Ermira Bajrami janë të bazuara dhe të provuara.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar kryetarin Qemajl Aliu, UD drejtoreshën e QKMF’së, Pranvera Bajrami dhe kryetarin e Komisionit Përzgjedhës, Ilaz Kadriaj, por deri më tani të tre kanë qenë të paqasshëm për gazetën.

Dokumentacionin e plotë mund ta gjeni këtu.

Artikulli paraprak7 shkaqe të dështimit të veshkave që janë më të rrezikshme se alkooli
Artikulli i rradhës Vaj i ullirit me përfitime shëndetësore të rëndësishme përtej trurit, zbulon një studim i ri

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.